‘Do shkoj te Kuvendi i shumicës së anëtarëve’/ Shehaj: Ata që shkojnë në 11 nuk mund të shkojnë në 18

‘Do shkoj te Kuvendi i shumicës së anëtarëve’/ Shehaj: Ata që shkojnë në 11 nuk mund të shkojnë në 18

22:22, 07/12/2021
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, është shprehur sot ai do të shkoj vetëm në Kuvendin e datës 11 Dhjetor të thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha.

I ftuar në ‘Opinion’, Shehaj theksoi se ata që shkojnë tek Kuvendi i datës 11 nuk mund të shkojnë në Kuvendin e datës 18.

Shehaj: Jo nuk do shkoj, nuk ka kuptim që të shkoj dhe tek ai i datës 11 dhe i datës 18. Nuk dimë se çfarë vendimesh do të merren në datën 11, si mund të mblidhet një Kuvend tjetër një javës 18. Ata që mendojnë se Kuvendi i datës 11 është legjitim nuk mund të shkojnë në Kuvendin e datës 18.

Më tej i pyetur për deklaratat e Bashës, i cili ka thënë se nuk njeh Kuvendin e datës 11 tha se është koherent në qëndrimin e tij.

Shehaj: Është koherent me qëndrimet që ka mbajtur për këtë Kuvend, nuk njeh delegatët, nuk njeh firmat. Kryetari nuk njeh vendimin e datës 11, do vazhdoj do këmbëngul në të vetën.

Po ashtu ai tha se Kuvendi i datës 11 është i shumicës së demokratëve dhe tha se duhet të ketë vetëm një parti.

Shehaj: Unë mendoj se ka vetëm një parti, e shumicës së anëtarë. Unë do shkoj tek Kuvendi i datës 11 pasi mendoj se është i shumicës së anëtarëve. Unë mendoj se ka një parti, një Kuvend dhe është ai i anëtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco