Goci: PD ka hyrë në fazë të re. Basha bashkëpunon me Ramën dhe lë qytetarët rrugëve

Goci: PD ka hyrë në fazë të re. Basha bashkëpunon me Ramën dhe lë qytetarët rrugëve

22:05, 07/12/2021
A+ Aa A-

Pedagogu i Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, Ervin Goci, në një intervistë me moderatorin Adi Krasta në A Show në Syri Tv, foli për zhvillimet në PD.

Goci theksoi se Foltorja ka realizuar një aspekt të jashtëzakonshëm demokratik, teksa lideri a personaliteti flet direkt me qytetarët e njerëzit shprehin mendimet e tyre haptazi, mendime që ndoshta kanë dekada që janë të fjetura.

Po ashtu, Goci tha se e ka denoncuar më herët publikisht zotin Basha për bashkëpunim me Ramën, duke shtuar se Lulzim Basha la rrugëve kauza me rëndësi si Unaza, Teatri etj.

“Ajo që po bën një lider si Berisha, pavarësisht si e shohim ne atë si lider, për mua është gjëja më fantastike, kur personalitetet politike shkojnë dhe takojnë bazën, njerëzit. Njerëzit po reagojnë, sepse ata janë bllokuar në komunikim prej kaq shumë vitesh. PD ka hyrë në fazë të re, edhe partitë e tjera ndikohennga kjo që po ndodh në Partinë Demokratike. Për mua është kulmi i demokracisë, ku liderë dhe personalitete shkojnë afër njerëzve e komunikojnë me ta, është mundësi e madhe që energjitë e shpërthyera të mbrujtin një shoqëri, ku flitet mendimi e jo ata të kenë bllokime që kemi parë. Duhet që kjo iniciativë të vazhdojë, që njerëzit të shpërthejnë ndaj pakënëqësive që kanë. Unë e kam denoncuar Bashën se është në bashkëpunim me Ramën për kullat. Basha na la në rrugë në protesta, e unë nuk ia fal kurrë. Basha ka lënë kauza rrugëve, ka lënë Unazën, ka lënë Teatrin, nuk ka reaguar për Teatrin, tradhtoi kauzën e qytetarëve”, tha Goci.

Ervin Goci përmendi edhe protestën në Krujë, pas helmimit të më shumë se 700 qytetarëve, duke thënë se njerëzit dolën në shesh për t’u përballur me padrejtësinë e autoriteteve.

“Në Krujë janë helmuar mbi 700 njerëz. Ideja ishte që të bëhej denoncim dhe për të dalë për të mbrojtur veten, sepse ishin 700 persona të helmuar. Ishte një gjendje shumë e rëndë, kishte të moshuar që mjekoheshin nëpër banesa. Shpërtheu një protestë, që nuk pati vazhdimësi, por qytetarët kuptuan se duhet që të reagojnë direkt. Në protestë nëse del, duhet që të realizohet objektivi që kanë protestuesit. Nëse ke vetëm objektiv kritikën, atëherë kritiko në “Facebook”, nëse del në shesh duhet që të përballesh derisa të zgjidhet problematika. Unë jam përplasur tek Teatri, nuk jam përplasur për të treguar diçka, por jam përplasur në situatë mbrojtëse”, deklaroi Goci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco