VIDEO/ Anëtari i Vatra, Valentin Lumaj: Rama anuloi disa takime në Michigan, kishte frikë nga protestat

VIDEO/ Anëtari i Vatra, Valentin Lumaj: Rama anuloi disa takime në Michigan, kishte frikë nga protestat

21:33, 07/12/2021
A+ Aa A-

Anëtari i Federatës Panshqiptare ‘Vatra’ në SHBA, Valentin Lumaj zbardh detaje nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Michigan. 

Në një lidhje me Skype nga Uashingtoni për A Show me Adi Krastën në Syri Tv, Lumaj tha se Edi Rama anuloi disa nga takimet e planifikuara në Michigan, nga frika e protestave të komunitetit shqiptar atje.  

Lumaj tha se përfaqësues të komunitetit shqiptar prej rreth 200 mijë banorësh, përfshirë edhe shqiptarë të Kosovës, kishin disa pyetje për kryeministrin Edi Rama që nga keqqeverisja e Shqipërisë, eksodi i shqiptarëve në këto 8 vite, lidhjet e tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, projekti për ndarjen e Kosovës i mbështetur prej tij, nisma Ballkani i Hapur, e shumë të tjera. 

Por Lumaj sqaroi se Rama iu shmang përballjes me shqiptarët e Michiganit dhe për rrjedhojë anuloi edhe shumë nga takimet e parashikuara në agjendën e tij të mëparshme.

Valentin Lumaj: Ne realizuam një takim me kongresisten Lisa McClain dhe ambasadoren Faber. Ambasadorja i propozoi një takim kongresistes me zotin Rama, por pa e ndarë me ne këtë lajm. Disa ditë më vonë u mor vesh për vizitën e Ramës në komunitetin tonë dhe njerëzit filluan të reagojnë në rrjetet sociale. Pasi e panë këtë reagim ata na kontaktuan si është puna, ku është problemi me të. Ne u ngutëm dhe tentuam ta sqarojmë se komuniteti shqiptar nuk është në të njëjtën agjendë me ambasadoren, pasi ambasadorja e kishte ftuar kongresisten në emër të komunitetit shqiptar për të takuar kryeministrin Edi Rama. Ky ishte një mashtrim. Ne shpjeguam se nuk jemi njoftuar për këtë vizitë. Komuniteti shqiptar nuk është në dijeni të kësaj vizite dhe ky takim mund të përkthehet në një bumerang për kongresisten në komunitet për zgjedhjet e ardhshme. 

Në Michigan janë një komunitet shumë i madh, janë rreth 200 mijë shqiptaro-amerikanë. Ky komunitet është i përqendruar në shoqata, kulte fetare, kemi kishën, xhaminë, teqen bektashiane. Dhe një komunitet kaq i madh dhe të këtë mospërfillje nga kryeministri i Shqipërisë, kjo përbën lajm. Në dijeninë time, kryeministri ka tentuar të bëjë vizita në këto kulte fetare, por nuk është e qartë nëse nuk kanë gjetur gatishmërinë e udhëheqjes së kishave, apo Rama ka patur frikë nga protestat. Jam në dijeni që dy raste qëe dy dreka apo darka të kryeministrit janë anuluar në sekondën e fundit për arsye të protestave.

Kanë qenë dhjetëra protestues kundër Ramës, por nuk u bë pasi nuk u bë e qartë për vendtakimin e Ramës me simpatizantët e tij. La një shije të keqe. Komuniteti këtu kishte dëshirë ta takonte Ramën, sepse nga 500 mijë shqiptarët e larguar nga administrata 'Rama', një pjesë janë këtu mes nesh dhe ata kishin pyetje për të. Kemi një popullsi të madhe nga Kosova, në komunitetin tonë shqiptar këtu, dhe ata kanë pyetje për lidhjet e Ramës me Vuçiç, me angazhimin e Ramës për ndarjen e kufijve të Kosovës, mini-schengenin, apo Ballkanin e Hapur. Pyetje të cilat kishin një rast të mirë, si Rama për t'u përgjigjur, por edhe për të sqaruar këtë komunitet.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

alienet07/12/2021 22:17

E KENI FELLIQUR FARE ME KETO PRONONCIME, JENI BO BAJAT, EDI RAMA ESHTE SHQIPTAR DHE UNE THEM FRIKE DUHET TE KETE NDONJE ANTI SHQIPTARE TE KALOJE NGA VATRA SE VATRA TE KALL DATEN.... HAHAH FUCK THEM ALL.. SA PIS JENI DUKE E BO MEDIAN. ME VJEN KEQ PER TY ADI KRASTA SA POSHTE KE RENE. POR BUKA E GOJES.. TE JAP TE DREJTE, JENI INVESTU TE GJITHE PAS SALI BERISHES DHE NUK E DI PSE.... ME VJEN SHUME KEQ QE INVESTOHEN SHQIPTARET KUDO QE JANE PER DIKTATORIN E FUNDIT NE SHQIPERI SALI BERISHA POR NDOSHTA PO E PERCJELLIN PER HERE TE FUNDIT NGA POLITIKA. SE DIKTATORET E KANE MARAK NE FUNDIN E TYRE KANE DESHIRE TE SHEMBIN GJITHCKA DHE TE SHOHIN NJEREZ QE QAJNE PER TE. DUHET TE JESH NE HALL TE MADH NE MOSH 77 VJEC TE ORGANIZOSH FOLTORE DHE TE PRETENDOSH TE MARRESH PUSHTETIN ME DHUNE PO KETE HERE SHQIPTARET NUK KANE CFARE TI BEJNE JA KANE DHENE TE GJITHA SALI BERISHES TANI VETEM TE FLIJOHEN PER TE POR UNE BESOJ SE NUK KA PER TE NDODHUR.

Shto koment

Denonco