‘SHBA nuk po lufton korrupsionin/ Bushati nuk përmbahet: Yuri Kim sillet si Kim Kardashian e 'Rilindjes'

‘SHBA nuk po lufton korrupsionin/ Bushati nuk përmbahet: Yuri Kim sillet si Kim Kardashian e 'Rilindjes'

23:17, 06/12/2021
A+ Aa A-

Analisti Andi Bushati, ka folur për rolin e amerikanëve, duke deklaruar se nuk po luftojnë korrupsionin me shpalljen non-grata të Berishës, siç propagandohet, por po e amnistojnë korrupsionin e qeverisë duke goditur opozitën.

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, Bushati bëri edhe një batutë për ambasadoren Yuri Kim, të cilën e quajti ‘Kim Kardashian të Rilindjes’.  

Bushati: Yuri Kim është bërë si Kim Kardashian e rilindjes. Na del para syve gjithë kohën, na del te specat, te domatet. Të merremi me gjëra serioze më mirë.

Amerikanët thonë po luftojmë korrupsionin në Shqipëri. Mendoni se lufta kundër korrupsionit bëhet duke dënuar një njeri që ka tetë vjet që ka ikur, apo ata që kanë futur lopatën dhe po vjedhin me çizme, thasë dhe lopatë? Mua më duket si amnistim i korrupsionit. Luftë për ti hapur rrugë këtyre që po na vjedhin çdo ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber 07/12/2021 01:08

Edhe pse nuk me ngroh politikisht, edhe pse jam kunder origjines prej nga vjen me duhet t’a pranoj qe je nga te paktat zera qe i degjoj me kenaqesi. Eshte e vertete qe Yuri Kim eshte nje shtojce bajate e kabinetit te Rames nje zhgenjim total i asaj cka nenkuptojme me Ameriken ose duhet t’a pranojme qe nuk e njohim ose me sakte nuk e kuptojme Ameriken. Amerika eshte thjeshte pragmatiste mbeshtet personat qe i behen ure per sa i duhen Dhe se ka problem t’i hedhe. Po demokracia do te pyesni? Amerika s’ka te beje me demokracine fare as qe i behet vone.

D07/12/2021 00:49

E ka dh..r fare. Sa te mbaroje mandatin që mos e mbarofte,le te shkoje te punoje per Delina Ficon. Se kenaqet me klubin e saj. Jane me mjekrra aty

Shto koment

Denonco