‘PD mes Berishës dhe Bashës’/ Mustafaj: Kuvendi i 11 dhjetorit, i duhuri për vitalitetin e munguar

‘PD mes Berishës dhe Bashës’/ Mustafaj: Kuvendi i 11 dhjetorit, i duhuri për vitalitetin e munguar

22:43, 06/12/2021
A+ Aa A-

Kuvendi i 11 Dhjetorit është i duhuri për t’i dhënë Partisë Demokratike vitalitetin që i ka munguar sidomos pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

I ftuar në ‘Radari Informativ’, Mustafaj u shpreh në këto muaj ka ndodhur një diferencim i qartë mes gjuhës së përdorur nga ‘foltorja’ dhe diskursit të ndjekur nga Lulzim Basha dhe kryesia e PD.

Sipas Mustafaj, Berisha nuk e ka nisur ‘foltoren’ për qëllimet e tij personale, pasi çfarëdolloj posti të ketë Berisha në PD, nuk përbën asnjë lloj mbrojtje në betejën e tij me SHBA.

Mustafaj: Gjuha e përdorur nga Basha dhe kryesia, në asnjë moment nuk ka guxuar të futet në terrenin e politikës. Ndërkohë që kriza është politike.

Pati kohë, nga maji në shtator, bëri disa veprime si çelja e gjyqit për të treguar se çështja është mes tij dhe DASH dhe do ta zgjidhë në mënyrë individuale. Nuk i ka përzier, nuk ka kërkuar mandate, apo mbrojtje nga foltorja apo demokratët.

Por cili do të ishte i duhuri për PD pas mbajtjes së dy Kuvendeve, Basha apo Berisha? Analisti thotë se në këto kushte, Berisha është zgjidhje më e mirë.

Mustafaj: Berisha nuk është zgjidhja më e mirë, por e ka zgjuar PD. E ka vitalizuar bazën e saj që ishte në depresion. Përballë Bashës është zgjidhje më e mirë në këtë moment. Duhet mbështet ky Kuvend pa dilema.

Pyetjes se cili do ishte skenari më i mirë për PD pas 11 dhjetorit, Mustafaj iu përgjigj se PD të bëjë të gjitha ndryshimet jetike për ta hapur partinë.

Mustafaj: Skenari më i mirë pas 11 dhjetorit është që PD të bëjë të gjitha ndryshimet jetike për ta hapur PD, ndryshime statutore. Berisha më duket i gatshëm t’i bëjë. Bëhen të gjitha ndryshimet, të votohen, të fitojë fuqi statuti, të hapet fushata për zgjedhjen e kryetarit të ri. Një fushatë e tipit amerikan. Për 6 muaj të gjithë kandidatët të bëjnë të mundshëm që të rreshtohen pas atij që fiton. Në fund ai që fiton të drejtojë PD drejt betejës së radhës elektorale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco