Koka: Prokuroria belge do vijë në Tiranë... Dosja e 'Nik Muzin' ‘fle’ në ambasadën e SHBA

Koka: Prokuroria belge do vijë në Tiranë... Dosja e 'Nik Muzin' ‘fle’ në ambasadën e SHBA

22:30, 06/12/2021
A+ Aa A-

Gazetari dhe drejtuesi i SYRI TV, Bledian Koka ka njoftuar se prokuroria belge do të vijë në Tiranë për dosjen ‘Toyota Yaris’, për të cilën Berisha akuzon Lulzim Bashën.

Për emisionin “Të Paekspozuarit”, Kokës sqaroi opinionin se vendimi fillimisht ka ardhur në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa përsa i përket dosjes së ‘lobimit rus’, dosjes së 'Nik Muzin', Koka tha se ajo ‘fle’ në Ambasadën Amerikane, sipas një dëshmie.

Koka: Dosja ‘Toyota Yaris’ është hetuar nga prokuroria shqiptare dhe në mënyrë të dyshimtë prokurori është dorëhequr kur duhet të bënte apelin.

Basha ngarkohet në dekonspirimin e informacionit. Ky është një deponim që ai nuk e ka bërë dhe pse ka pasur kërkesë nga prokuroria belge e cila do të vijë në Tiranë për dy arsye: E para për të kërkuar që paratë t’i rikthehen Belgjikës dhe e dyta ku ka marrë informacionin që ka thënë në parlament dy ditë para.

Vendimi ka ardhur te ministria e Drejtësisë. Dosja e lobimit rus ka një dëshmi që thotë se sot fle në ambasadën amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco