Ristani i numëron Bashës 8 thirrjet e belgëve për ‘Toyota Yaris’

Ristani i numëron Bashës 8 thirrjet e belgëve për ‘Toyota Yaris’

22:20, 06/12/2021
A+ Aa A-

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, i ka mëshuar faktit që Basha nuk do të fitojë, ndërsa është provuar kapja dhe bashkëpunimi i tij me Ramën. 

Sipas Ristanit, demokratët nuk vinë në pushtet me Lulzim Bashën, ndërkohë që u ndal të komentojë dhe çështjen e ‘Toyota Yaris’.

Ristani: Me Bashën nuk vihet në pushet, e kemi të provuar në disa zgjedhje. E kemi të provuar dhe kapjen dhe bashkëpunimin e tij me Edi Ramën. Basha është i ndjekur nga drejtësia belge. Është me çështje të hapur me drejtësinë amerikane. Janë disa cështje që e mbajnë peng dhe PD duhet të clirohet nga kjo.

Deklarimi në Parlament i Bashës për cështjen e Toyota Yaris. Ai deklaroi në kuvend që po vijnë Toyota Yaris me lek. Janë 8 thirrje nga drejtësia belge, sot kanë kërkesën për ta marrë me forcë. Nuk e di a është në bashkëpunim apo e ka bërë nga budalliku por që kjo është fakt.

Ajo që është e sigurt është që Basha as e ka ndërmend ta sjellë PD në pushtet. Kjo është histroi e mbyllur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco