‘Është ofertë e skaduar për PD’/ Këlliçi: 100% e delegatëve duan shkarkimin e Bashës...

‘Është ofertë e skaduar për PD’/ Këlliçi: 100% e delegatëve duan shkarkimin e Bashës...

22:08, 06/12/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Belind Këlliçi e ka quajtur Lulzim Bashën një ofertë të skaduar për PD, duke theksuar se 100% e delegatëve të Kuvendit të 11 dhjetorit duan shkarkimin e tij si kryetar.

Në një intervistë televizive, Këllçi ka dhënë detaje lidhur me Kuvendin Kombëtar të PD të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha në 11 dhjetor, ku një nga pikat kryesore do të jetë shkarkimi i Lulzim Bashës.

Këlliçi: Kuvendi do të mblidhet dhe një nga pikat kryesore do të jetë shkarkimi i Bashës. 100% e delgatëve po vijnë vetëm për këtë arsye, është ofertë e skaduar për PD që nuk i thotë më asgjë PD. Kanë firmosur 5078 delegatë, por ka edhe delegatë që s’ kanë firmosur por kanë shprehur dëshirën për të ardhur.

Kuvendi do të bëhet në stadiumin Air Albania. Të gjithë delegatët kanë një bar code verifikimi, do të bëhet në mënyrë elektronike, gjithçka do të jetë transparente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco