Bumçi: Berisha po jep shpresën për të ngritur PD-në nga shkatërrimi

Bumçi: Berisha po jep shpresën për të ngritur PD-në nga shkatërrimi

22:04, 06/12/2021
A+ Aa A-

Gjatë debatit mbi Partinë Demokratike në emisionin “Now” në Euronews, ish-deputeti Aldo Bumçi kritikoi kryetarin aktual të partisë duke thënë se njerëzit sot e besojnë Berishën jo se e ndjekin verbërisht, por tha se Basha ka pasur “vetëm fjalë” dhe se nuk e ka çuar partinë drejt fitores.

“Arsyet pse Berishën e votojnë demokratët është betejë brenda demokratëve”, tha ai.

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë tha se Berisha po u jep besim demokratëve, derisa tha se “librin e të metave të Berishës socialistët e lexojnë çdo ditë” por se Basha nuk ka guxim të garojë kundër tij.

“Demokratët po mos ta besonin Berishën nuk do i shkonin në foltore. Pse nuk e shpall garën Basha dhe ta mundi meqenëse ky njeri nuk ndiqet. Pse e ndjekin? Çfarë jep? Lekë, punë, çfarë jep ky sot pas 8 vitesh në opozitë. Asgjë nuk jep. Edhe non-grata, edhe prapë të humbur. Çfarë ka atëherë ky njeri që i thërret? Besimin. Ky njeri ka vepra dhe jo fjalë”, tha Bumçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco