‘Për interesa personale po mban peng PD-në’/ Topalli: Në 2021 Basha ka marrë 70 mijë vota më pak

‘Për interesa personale po mban peng PD-në’/ Topalli: Në 2021 Basha ka marrë 70 mijë vota më pak

22:01, 06/12/2021
A+ Aa A-

Ish nënkryetarja e PD Jozefina Topalli ka folur për situatën në PD, ka theksuar se kjo forcë politike nuk ka dalë asnjë herë nga skena politike, pavarësisht krizave.

E ftuar në një intervistë për media, Topalli deklaroi se për herë të parë në Shqipëri, një ish-kryeministër që ka tetë vjet që nuk është në qeveri, t’ia marrë karrigen kryetarit për dy muaj.

Sipas Topallit, justifikimet e Bashës për dështimet janë të ndryshme, ndërsa shtoi se për interesa personale kërkon të mbajë peng partinë.

Topalli: PD nuk ka dalë nga skena pavarësisht krizës që është përfshirë. Bëhet propagandë nga zyrat e Lulzim Bashës. Unë nuk di që një ish kryeministër i larguar për tetë vjet të rikthehet e t’ja marrë karrigen kryetarit për dy muaj. Cili do jetë produkti i tij? Unë dua ta mendoj pozitivisht.

Deri në prill isha unë problemi, tani kam dëgjuar nga Luli se ishte Berisha dhe Meta shkak për humbjen e zgjedhjeve. Në 2021 Basha ka marrë 70 mijë vota më pak.  Merita e një politikani është që edhe në ditën e tij më të vështirë, se e di që Basha është në situatë shumë të vështirë mos thotë gjëra të pavërteta. Një politikan edhe kur humbet zgjedhjet ruan dinjitetin. Është turp të mbash karrigen për qëllime personale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco