VIDEO-SYRI TV/ Foltorja e SHBA, Berisha: Më 11 dhjetor rithemelojmë PD-në

VIDEO-SYRI TV/ Foltorja e SHBA, Berisha: Më 11 dhjetor rithemelojmë PD-në

10:21, 06/12/2021
A+ Aa A-

Ish- kryeministri Sali Berisha zhvilloi foltoren e radhës me shqiptarët e Amerikës. Foltorja u mbajt në Nju Xhersi, ku shumë demokratë u mblodhën për t’u takuar virtualisht më liderin  historik të së djathët, i cili ishte  mbledhur së bashku me të rinjtë e PD. 

5 ditë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, Berisha deklaroi se foltorja erdhi si nevojë për rithemelimin e Partisë Demokratike dhe për t’i kthyer demokracinë opozitës. 

Duke iu drejtuar demokratëve që jetojnë në SHBA, Berisha deklaroi se Foltorja është një lëvizje pro-amerikane.

Lideri historik i PD komentoi edhe vendimin e Sekretarit Antonu Blinken, për shpalljen e tij ‘non grata’, duke folur për letrën  që i ka dërguar Sekretarit Amerikan të Shtetit 3 ditë pas këtij  vendimi.

Berisha u ndal edhe te kërkesa që ka bërë për shpalljen ‘non grata’ të multimiliarderit Geroge Soros. Më tej, ish–kryeministri u ndal edhe te arsyet e përplasjes së tij me Soros.

Berisha deklaroi se nuk ka asnjë provë që mund të vërtetojë akuzat që janë bërë ndaj tij në lidhje me vendimin për  shpalljen ‘non grata’.

Ish–kryeministri e përmbylli fjalën e tij me zotimin për ta bërë PD një forcë të vërtetë konservatore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco