Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për Senatorin Bob Dole!

Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për Senatorin Bob Dole!

09:57, 06/12/2021
A+ Aa A-

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, postoi një mesazh ngushëllimi për Senatorin e ndjerë amerikan, Bob Dole.

Mbrëmjen e shkuar, kur u mësua lajmi për ndarjen nga jeta të Dole, Foltorja e Amerikës mbajti një minutë heshtje.

“Të dashur miq, Senatori dhe ish-kandidati për president i SHBA Bob Dole, një gjigant i politikes dhe moralit të kombit amerikan, hero i Luftës së Dytë Botërore, mik i shquar i kombit shqiptar dhe mbështetës kryesor i pavarësisë së Kosovës, mbylli sytë përgjithmonë.

Duke shprehur mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e tij të jashtëzakonshme për Kosovën, lirinë dhe pavarësinë e saj, shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe kombit amerikan për këtë humbje të madhe,” shkruan Berisha në mesazhin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco