Berisha: Mirënjohje 2100 firmëtarëve që publikuan emrat, i ftoj të gjithë delegatët në Kuvendin e Rithemelimit!

Berisha: Mirënjohje 2100 firmëtarëve që publikuan emrat, i ftoj të gjithë delegatët në Kuvendin e Rithemelimit!

11:23, 05/12/2021
A+ Aa A-

Sali Berisha, nismëtari i lëvizjes “Foltorja” në PD, i ka shprehur sot mirënjohjen e thellë delegatëve që kanë publikuar emrat e tyre si firmëtarë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 Dhjetor 2021. Mesazhin e tij Berisha e ka shoqëruar me një video ku pasqyrohen në mënyrë të detajuar, të gjitha ato degë të PD-së nëpër Shqipëri, që i kanë shpallur  emrat e delegatëve të tyre për të bërë pikërisht atë transparencë që po refuzon ta bëjë kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Berisha shkruan: “Mirënjohje të thellë për mbi 2100 delegatët firmëtarë që deri tani kanë publikuar emrat e tyre, duke bërë të qartë si drita e diellit se Kuvendi i 11 Dhjetorit, përkundër mashtrimeve të peng-kryetarit, është thirrur dhe legjitimuar sipas statutit nga vullneti i mijëra delegatëve demokratë!

Ftoj të gjithë delegatët të bashkohen me ne në Kuvendin e Rithemelimit të Partisë Demokratike në datë 11 Dhjetor në ditën e lindjes së saj! Të bashkuar në rrugën tonë drejt fitores!" ka përfunduar ish-Kryetari i PD-së dhe ish-Kryeministri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco