Hajdarmataj: 'Foltorja', revolucioni pas 30 vjetësh që po i prin sërish Berisha dhe po ngjall shpresë!

Hajdarmataj: 'Foltorja', revolucioni pas 30 vjetësh që po i prin sërish Berisha dhe po ngjall shpresë!

09:51, 05/12/2021
A+ Aa A-

Mimoza Hajdarmataj, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, ish-deputete e Tropojës dhe sot një nga mbështetëset më të forta të liderit historik Sali Berisha dhe të Kuvendit të 11 Dhjetorit, e konsideron Lëvizjen Foltorja "një revolucion" që po ndodh pas 30 vjetësh dhe që po drejtohet nga e njejta figurë, Sali Berisha. 

“Do doja shumë të kishit qenë aty për ta shijuar, sepse nuk do mundemi dot ne që ishim atje t’iua përcjellim, - tregoi znj. Hajdarmataj në FaxNews për takimin që u zhvillua ditë më parë në Tropojë. - Vizita e liderit historik të PD-së, Foltorja e radhës në Tropojës, ngjante si një festë e vërtetë. Përtej asaj që Sali Berisha është një figurë kombëtare, është lideri historik i së djathtës në Shqipëri, por është biri i Tropojës. Ai e shprehu vetë që jam krenar që kam lindur... nga Malësia e Gjakovës. Vërtetë quhemi tropojanë, por na pëlqen dhe vazhdojmë ta themi të gjithë se është Malësia e Gjakovës.

Dhe do të doja ta nxjerr pak përtej ndjesive lokaliste. Dua ta lidh me një erë të re që po ndodh, “Foltorja” dhe e gjithë kjo gjë që po ndodh është një gjë fantastike, i kishim harruar këto emocione. Doja të përcillja se janë emocione, është shpresë. Emocionet janë pjesë e çdo Foltoreje, por tashmë po ndodh një revolucion pas 30 viteve dhe është po e njëjta figurë, është po Sali Berisha që po i prin kësaj pune dhe po ngjall shpresë.

Unë kam shkuar dy orë përpara se të fillonte “Foltorja”, hyra në sallë dhe nuk kishte më asnjë vend të lirë, - tha ish-deputetja e PD. -  Të tjerë që kanë ardhur kanë mbetur jashtë ose kanë mbushur korridoret anësore. Dy orë përpara nuk kishte më asnjë vend në sallë! Edhe ne e ndienim kënaqësinë të takonim demokratë me një shpresë të kthyer, me dëshirën e madhe për ta ribërë Partinë Demokratike sepse kishim rrëshqitur goxha keq.

Bashkë me z. Berisha dhe ne që e konstatuam, jemi përlotur të them të drejtën; u përlota edhe vetë. Ishte entuziazmi, energjia që përcjellin njerëzit. Ai e tha edhe vetë, ishte një shprehje që mua më ka ngelur në mendje: “Njerëzit e vërtetë i përcjellin ato emocione”. Njerëzit fals, njerëzit e shtirur, njerëzit me interesa siç ishin tetë vjet të Partisë Demokratike, nuk përcjellin emocion.

Ndërkohë që kjo që po ndodh... janë tamam demokratët e vërtetë, baza që po e ndjek doktor Berishën. Kjo është shpresa. Nuk është vetëm lideri që prin, por është edhe atmosfera apo mbështetja që ai gjen tek demokratët,” theksoi në vijim znj. Hajdarmataj.

Image

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Niko05/12/2021 14:56

Hajdarmataj po i beni sherbim demokracine. Respekte

Shto koment

Denonco