Frika nga Arbitrazhi, Drejtësia e Kosovës tradhtohet në çastet e fundit

Frika nga Arbitrazhi, Drejtësia e Kosovës tradhtohet në çastet e fundit

13:38, 04/12/2021
A+ Aa A-

Prishtinë - Ministria e Drejtësisë në Kosovë po i paguan pak ose ekspertët kanë frikë që të bëhen pjesë e "'ushtrisë" së Ministrisë së Drejtësisë për betejat e shtetit në Arbitrazhin ndërkombëtar. Syri. net Kosova iu sjell detaje se si ministria ka dështuar të nënshkruajë kontratë për ekspertiza ligjore, financiare për mbrojtjen në Arbitrazhin ndërkombëtar kundër kompanive "Devolli" dhe "IUTECredit"

Kosova prej kohësh në Arbitrazhin ndërkombëtar po zhvillon "luftë" me tri kompani private, të cilat po kërkojnë miliona euro dëmshpërblime. 

Blerim Devolli, kundër Telekomit të Kosovës - IUTECREDIT kundër Bankës Qendrore të Kosovës dhe  - ContourGlobal kundër Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, janë tri betejat e mëdha me të cilat po përballet Ministria e Drejtësisë.

Për këto dosje, Ministria e Drejtësisë që udhëhiqet nga Albulena Haxhiu, kishte njoftuar se Kosova do të mbrohet nga kompania “Squire Patton Boggs (US) LLP” nga SHBA.

Por, kur vjen puna për angazhime të tjera si ekspertiza ligjore, financiare e ekonomike, Ministria e Drejtësisë duket se po ka telashe, pasi ministria ka dështuar të sigurojë shërbime për ekspertiza, ligjore, financiare, ekonomike (bankare) për procedurën e arbitrazhit për tre lote.

Dokumenti:

Image

Bëhet fjalë për lotet 1,3 dhe 4 respektivisht: rasti "Devolli: 25183, HBB, (Ekpertizë Ligjore, lot 1) rasti "IuteCredit" 25135, NHB (ekspertizë financiare, lot 3) dhe loti 4, rasti "IuteCredit 25135, HBH (Ekspertizë ekonomike bankare).

Ministria e Drejtësisë ka dështuar të angazhojë ekspertë për këto punë, kjo pasi në njoftimin zyrtar në faqen zyrtare të prokurimit publik ka njoftuar se nuk është pranuar asnjë ofertë: “Arsyeja e anulimit per lotet1,3 dhe 4 është për shkak se nuk kemi pranuar asnjë ofertë nga Operatorët Ekonomikë për lotet në fjalë” thuhet në njoftim.

Image

Sa po planifikonte të shpenzonte Ministria e Drejtësisë e Kosovës për këto tre shërbime?

Në njoftimin për kontratë të publikuar më 19 nëntor, Ministria e Drejtësisë kishte njoftuar se po planifikonte të shpenzonte 732 mijë e 250 euro.

Image

Cilat janë dëmshpërblimet të cilat po i kërkojnë kompanitë dhe arsyet?

‘Devollët’

Në arbitrazhin e dytë, Z-Mobile e Blerim Devolli kërkon rreth 13.5 milionë euro për shkak të dëmeve të shkaktuara nga Telekomi. Z-Mobile pretendon se marrëveshja, e nënshkruar në vitin 2009, është në fuqi dhe nuk ka përfunduar më 31 korrik 2019, siç pretendon Telekomi i Kosovës.

Sipas kësaj kompanie, marrëveshja mbetet në fuqi për faktin që Telekomit, po më 31 korrik, i është vazhduar licenca nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit.

'Lutecredit'

Padi në Arbitrazh kishte dërguar edhe kompania “Iute Credit”, të cilave u ishte revokua licenca nga Banka Qendrore e Kosovës.

Sipas avokatit të “Iute Credit”, mund të ketë padi me dëme deri në 12 milionë euro.

“Brenda disa ditëve do dërgohet shtyrja e vendimit në gjykatë, ta shpëtojmë IuteCredit nga likuidimi, t’i ruajmë 340 vende pune. Do mund të ketë padi në gjykatën e arbitrazhit me dëme deri 12 milionë euro. Të heqim njollën diplomatike të Kosovës për shtetin që e ka përkrahur që nga fillimi, besoj se këto padrejtësi do rishikohen në gjyqësor”, kishte paralajmëruar avokati.

Çfarë është Arbitrazhi?

Arbitrazhi ndërkombëtar është i ngjashëm me një proçedurë gjyqësore kombëtare. Por, në vend të një proçedure para një gjyqëtari, arbitrazhi kryhet para personave të zgjedhur të quajtur arbitra.

Është një mënyrë neutrale, private dhe konsensuale për të zgjidhur konfliktet. Për më tepër, vendimi që jepet është i detyrueshëm dhe duhet te respektohet nga të gjitha palët. Normalisht, është një mënyrë më e shpejtë dhe më pak e kushtueshme se një proçedurë gjyqësore. Përndryshe, Kosovës deri në fund të procesit, mbrojtja në arbitrazh pritet t'i kushtojë mbi 1.5 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco