11 Dhjetori/ Berisha: Thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen me ne në Ditëlindjen e PD-së!

11 Dhjetori/ Berisha: Thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen me ne në Ditëlindjen e PD-së!

14:16, 04/12/2021
A+ Aa A-

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha i ka shprehur sot falenderimin e tij, delegatëve demokratë të qarkut të Fierit që kanë mbrojtur procesin e mbledhjes së firmave për Kuvendin e 11 Dhjetorit.  Po ashtu, Berisha i ka bërë thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen në këtë Kuvend Kombëtar që e cilëson si “ditëlindja e PD-së”.

“Falenderoj nga zemra delegatët firmëtarë të degëve Fier, Patos, Mallakastër dhe Roskovec, - shkroi Berisha në Fb, -  për guximin dhe dinjitetin në administrimin dhe mbrojtjen e procesit të mbledhjes së firmave për Kuvendin e datës 11 Dhjetor, sikundër u bëj thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen me ne në Ditëlindjen e Partisë Demokratike! Të bashkuar drejt Fitores!” përfundon mesazhi i shoqëruar me videon:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco