Përzgjedhja e KED, Yuri Kim: I hapi rrugën kompletimit të Gjykatës Kushtetuese

Përzgjedhja e KED, Yuri Kim: I hapi rrugën kompletimit të Gjykatës Kushtetuese

11:46, 04/12/2021
A+ Aa A-

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përshëndetur përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe ka theksuar sot ky akt i hapi rrugën kompletimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit  që vjen.

Në një mesazh në Tëetter, znj. Kim shkroi sot: “Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi. Më vjen mirë që Zyra e Presidencës (në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Avokatin e Popullit dhe të tjerë) zhvilloi dje një short transparent për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gjykata Kushtetuese e arriti kuorumin 1 vit më parë që mundësoi funksionalitetin. Veprimi i djeshëm i hap rrugën kompletimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022.

Inkurajojmë të gjitha institucionet përkatëse që të vazhdojnë përpara – pavarësisht pengesave – për zbatimin e reformës në drejtësi,” ka theksuar ambasadorja e SHBA-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco