‘Postoi videon me emrat e delegatëve për Kuvendin e 11 dhjetorit’, Ina Zhupa hakmerret ndaj anëtarit të kryesisë

‘Postoi videon me emrat e delegatëve për Kuvendin e 11 dhjetorit’, Ina Zhupa hakmerret ndaj anëtarit të kryesisë

20:31, 03/12/2021
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD Sarandë, Spiro Vaso ka denoncuar për Syri.net një tjetër veprim hakmarrës nga ana e deputetes së PD Sarandë, Ina Zhupa.

Sekretari Organizativ i kësaj dege, me urdhër të Ina Zhupës, e ka hequr nga grupi i WhatsApp, pasi Sipro Vaso ka postuar videon ku lexoheshin emrat e delegatëve të Sarandës për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Sipas Vasos, Sekretari Organizativ nuk ka të drejtë të heqi anëtarin e Këshillit Kombëtar nga grupi i punuës në WhatsApp, pasi ai grup është për të gjithë anëtarët e Kryesisë së Degës Sarandë.

Kujtojmë që para pak kohësh, pak ditë para se të zhvillohej foltorja e Sarandës, deputetja Ina Zhupa ka kërcënuar anëtarin e kryesisë Spiro Vaso pasi ky i fundit lajmëroi delegatët për takimin me ish-kryeministrin Sali Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

nusja e coles03/12/2021 21:27

ina zhupa eshte nusja e djalit te coles se naftes. ina vete eshte nje cope mishi por parate e vjehrrit shkuan te basha dhe kjo ho-hop deputete ne vlore. ina fitoi por humbi pd e vlores sepse vlonjatet nuk mund te votonin nje nuse gjirokastrite kur kishin aq shume djem e vajza te mrekullushem por qe nuk plotesonin kriterin e vjehrrit te ines.ndaj leberit mbajne pordhet e ines, ndersa basha leket e coles.

Shto koment

Denonco