Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Ndarja nga jeta e Edi Luarasit’, reagon Meta: Do mbetet një figurë frymëzuese. Sfidoi diktaturën...

‘Ndarja nga jeta e Edi Luarasit’, reagon Meta: Do mbetet një figurë frymëzuese. Sfidoi diktaturën...

19:53, 03/12/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpreh keqardhjen mbi lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të aktores së njohur shqiptare Edi Luarasi.

Në postimin e tij në Facebook, Meta e ka cilësuar një prej ikonave të filmit dhe skenës shqiptare.

E vlerësuar nga presidenti me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, Meta thekson se Edi Luarasi do të mbetet një figurë frymëzuese që sfidoi diktaturën për të triumfuar si dëshmitare e padrejtësive absurde të regjimit të kaluar.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Me shumë keqardhje mësova lajmin e ndarjes nga jeta të aktores së mirënjohur dhe të talentuar, Edi Luarasi, një prej ikonave të filmit dhe skenës shqiptare, të cilën vetëm pak muaj më parë pata privilegjin ta vlerësoj me Dekoratën e Lartë "Nderi i Kombit".

Edi Luarasi, do të mbetet një figurë frymëzuese për artistët e rinj, veçanërisht për vajzat dhe gratë, si shembull i kurajës qytetare, lirisë, vlerave dhe dinjitetit njerëzor, që sfidoi diktaturën për të triumfuar si dëshmitare e padrejtësive absurde të regjimit të kaluar.

Duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe komunitetit të artistëve, lutem të prehet në paqen e merituar! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco