Marrëveshja Rama-Basha/ Pse PD nuk bëri opozitë as ndaj kontratës skandaloze?

Marrëveshja Rama-Basha/ Pse PD nuk bëri opozitë as ndaj kontratës skandaloze?

19:44, 03/12/2021
A+ Aa A-

Një ditë më parë, shqiptarët dëshmuan se si opozita e tyre në Kuvend ishte vetëm një fasadë. Tre projektligjet në rendin e ditës morën shumicën dërrmuese të votave.

Për ironi, PD deklaroi se nuk beson te kjo qeveri, por po ia miraton projektligjin për pastrimin e parave. Kjo ndodhi në ditën kur ndaj Lulzim Bashës ka akuza se ka bashkëpunuar me Taulant Ballën në aferën e Toyota Yaris, një shembull i qartë i pastrimit të parave.

Më pas PD miratoi me shumicë dërrmuese ndryshimet e rregullores së Kuvendit të parashikuara nga PS.

Kulmi arriti kur Basha bashkoi votat me Ramën për të miratuar edhe marrëveshjen për blerjen e vaksinave me kompaninë Pfizer. Dikush mund të thotë kjo është bërë për shkak të situatës emergjente me pandeminë.

Por vetëm një muaj e gjysmë më parë, mediat më të mëdha në Europë dhe SHBA raportuan se si kontrata që ka nënshkruar Pfizer me vende si Shqipëria është skandaloze.

E përditshmja më e madhe britanike, Daily Mail, shkruante se ‘një raport bombastik’ nxjerr në pah se si kompania Pfizer i ka detyruar disa vende në zhvillim që të nënshkruajnë kontrata abuzive dhe të pandershme për furnizimin me vaksinat anti-Covid.

Sipas gazetës, raporti është publikuar nga Public Citizen dhe pjesë e tij janë vende si Shqipëria, Brazili, Kolumbia, Republika Dominikane dhe Peruja.

Pavarësisht kësaj, e ashtuquajtura opozitë vendosi të heshtë dhe të bashkojë votat me Edi Ramën, duke bërë që analisti Neritan Sejamini të shkruante me ironi se kjo opozitë e Bashës nuk dallon nga ‘opozita kërpëratiste’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco