Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Demokrati-Berishës: Foltorja është e jona, jo e jotja!

Demokrati-Berishës: Foltorja është e jona, jo e jotja!

18:39, 03/12/2021
A+ Aa A-

Një nga demokratët, i pranishëm në Foltoren e Devollit të Sali Berishës, foli për Lulzim Bashën.

Demokrati pyeti Berishën se nga e ka gjetur Bashën. Ai shtoi se Basha kërkon të hajë kokën e demokratëve, por do hajë kokën e vet. Demokrati deklaroi se Foltorja nuk është e Sali Berishës, por e demokratëve.

“Basha nuk e di djersën që është hedhur për PD-në, se ka ardhur vonë në parti. Dua të të pyes ty o doktor, nga e gjete që na e solle neve? E more të vogël Bashën doktor, e rrite doktor e bëre morr, tani ai kërkon të të hajë ty, edhe neve.

Kjo nuk ndodh kurrë o doktor. Ai do të hajë kokën e vet. Më lejo të them dy gjëra për Kim, ajo mund të jetë ambasadore, por jo diplomate. Nuk e di se nga e ka gjetur Amerika edhe këtë, që na thotë neve do hamë bar, prisja ta tërhiqte këtë fjalë, por nuk e hoqi. Ti doktor je kockë e fortë. Rroftë PD”, deklaroi demokrati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco