Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

'Nuk është betejë personale'/ Berisha: Isha betuar që Bashën s'do ta pranoja kryetar të PD këtë mandat

'Nuk është betejë personale'/ Berisha: Isha betuar që Bashën s'do ta pranoja kryetar të PD këtë mandat

18:06, 03/12/2021
A+ Aa A-

Lideri historik i PD, Sali Berisha sqaroi sërish sot nga Foltorja e Devollit se beteja që ai ka nisur nuk është personale. 

Përpara demokratëve të Bilishtit, Berisha tha se ishte betuar që të mos e pranonte Lulzim Bashën si kryetar të PD pas humbjes në 25 prill. 

Sa i takon vendimit të sekretarit të shtetit, Berisha tha se me Blinken do të përballet në Gjykatën e Parisit, ndërsa 'Foltorja' shtoi ai, ka për qëllim rindërtimin e demokracisë dhe rikthimin e PD-së më të fortë.

"Të thuash se unë po bëj betejë personale me Foltoren, është absurde dhe marrëzi. Foltorja dhe gjykata janë shumë larg njëra-tjetrës. Gjykata është në Paris, merret me shqyrtimin, Foltorja po merret me rindërtimin e demokracisë, pluralizimit dhe PD-së. Ka një moment të pamohueshëm këtu, ndonëse i betuar në mënyrë absolute se nuk do të pranoja kryetar në këtë mandat atë që na çoi nga humbja në humbje dhe na turpëroi, na uli kokën dhe do të gjeja mënyrën si do të nisja betejën, ky më krijoi të gjitha kushtet. Unë kisha deklaruar se do të kthehesha në skënen politike. Ky një ditë prej ditësh më përjashton në shkelje flagrante të statuti nga grupi parlamentar.

Ky ishte dhunim i forumeve të partisë, i statutit dhe parimeve të PD. Ky ishte pjesë e atij skenari dhe unë e dija, por për mua ajo nuk kishte ndonjë rëndësi kaq të madhe sepse nuk ishte ky që kishte firmosur, firmën e kishte vënë zotëria me të cilin unë shkova në gjykatë. Shkelmoi sovranitetin e forcës tonë politike. Pa ditur vendimin që do të merrte, këtë bisedë e kam bërë me atë dhe ka qenë 100% dakord me mua, një parti që pranon të pavërtetën për të vërtetë nuk duhet të ekzistojë zotëri i kam thënë dhe nuk ka këtu komente.

Ndaj dhe sigurisht më dha shkas që unë të mos pranoja dhunimin e forumeve të partisë, statutit, sovranitetit të partisë dhe mora këtë nismë të cilën ju e shndërruat në mrekulinë më të madhe shqiptare. Ai që po lufton në mënyrë personale për të mbrojtur veten nga dosjet e tij është njeriu i marrë peng nga Edvin Rama dhe nga shumë anë të tjera. Ne me penge s'kemi punë. Jemi të lirë. Dhe me idealet tona do të shndërrohemi në një opozitë vigane". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco