'Gënjeu për Nik Muzin'/ Berisha: Basha anuloi disa udhëtime në SHBA, kishte frikë se e arrestonin

'Gënjeu për Nik Muzin'/ Berisha: Basha anuloi disa udhëtime në SHBA, kishte frikë se e arrestonin

22:49, 02/12/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi në 'Çim Peka Live' se Lulzim Basha ka anuluar disa udhëtime në SHBA pasi kishte frikë se arrestohej për dosjen e lobimit.

Lideri historik i PD tha se Basha e kishte gënjyer për Nick Muzin, duke i deklaruar se nuk kishte shkelur ligjin. 

Berisha shton se e kishin informuar nga SHBA që Basha rrezikonte ndjekjen penale. 

"Një gjë ndodhi. Ky anuloi disa udhëtime në SHBA. Dhe unë kuptova që nuk i jepnin vizën. Këtë e kuptova shumë mirë. Kishte një seri arsyesh, por ky anuluar dy herë udhëtimet. Dhe tani vonë, para 3 javësh, një person që e priste atje, thotë dola ta pres me limuzinë dhe lule, se po vinte, por morëm vesh se nuk erdhi për shkak se kiste frikë se do të arrestohej po të shkelte në tokën e SHBA. Pse nuk shkonte? Unë mendoja për disa shkaqe të tjera", u shpreh Berisha. 

"Ambasadori Lu më ka ardhur dhe më tha që paratë janë ruse. Unë e kundërshtova sepse besoja Lulzim Bashën. Dhe unë për këtë kam bërë 10 herë deklarata publike sepse besoja variantin që më shtronte Lulzim Basha. Nuk mund të besoja variantin e Donald Lu dhe nuk mund të besoja që kryetari i partisë të shkonte deri në një akt të tillë derisa të paguhet nga rusët. Dhe në fakt paratë nuk janë ruse, këtu nuk jam gabuar. Por më vonë, një mik më mori në telefon nga Uashington dhe më tha që Lulzim Basha do të ndiqet penalisht. I thash jo, sepse i besova Lulzim Bashës. Miku nuk u lidh më me mua, as unë me atë.

Kur prokuroria e Shqipërisë e akuzoi për larje parash dhe zotëria shkoi çështja deri në Apel, ndodhën disa gjëra. Çështja nuk shkoi deri në Gjykatën e Lartë dhe kjo ishte gjë shumë e rëndë që Edi Rama të mos çonte dosjen nga Apeli në Gjykatën e Lartë, kjo për mua poërbënte një shkelje ligjore që nuk mund të bëhej. Por kjo ka ndodhur me Lulzim Bashën. Prokurori i Lulzim Bashës mbante dosjen dhe ditën para skadimit të afatit, dha dorëheqje dhe iku. Kështu Basha nuk u dërgua në Gjykatën e Lartë nga qeveria. Kjo ka ndodhur vonë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco