'Foltorja' e Bajram Currit'/ Albina Deda: Na bëri krenar! Berisha u prit siç pritet biri në vatrën e tij

'Foltorja' e Bajram Currit'/ Albina Deda: Na bëri krenar! Berisha u prit siç pritet biri në vatrën e tij

22:55, 01/12/2021
A+ Aa A-

Ish-deputetja e PD-së, Albina Dede ka folur për situatën brenda Partisë Demokratike dhe foltoren e sotme në Bajram Curri, ku ka vlerësuar si të jashtëzakonshme vizitën e ish-kryeministrit Sali Berisha në vendlindjen e tij, duke i bërë demokratët të ndien krenar.

Duke komentuar mbledhjen e firmave nga Basha për Kuvendin në datë 18, Dede tha se është i vonuar me veprimet që po bën pasi shumica e demokratëve kanë thirrur Kuvendin më 11 dhjetor.

Dede: Zoti Basha është i vonuar me gjitha këto vendime që po bën tashmë. Demokratët në shumicë e kanë marrë vendimin e tyre, për të mbledhur një Kuvend dhe për të marrë vendime dhe për të bërë mocionin ndaj Lulzim Bashës. Është një shumicë që ka firmosur dhe do që të ndahet përfundimisht nga humbjet, pazaret dhe pabesitë e Lulzim Bashës. Shumica që do të mbledhë Kuvendin më 11, është një Kuvend pa kryetar por është partia aty.

Secili nga ne e vendos veten në vend të doktor Berishës, ishte emocion i jashtëzakonshëm në vendlindjen e tij. Unë e kam përjetuar kur kam qenë në fushatë përballë njerëzve të mi. Ish-kryeministrit i është bërë një pritje e jashtëzakonshme, e ka merituar këtë pritje nga zona ku ka lindur pasi ai i ka bërë krenar gjithë tropojanët. Doktor Berisha përcjell emocion, dinjitet, krenari dhe familje, doktor Berisha i ka kaluar edhe përmasat kombëtare është lideri që me punën e tij dhe vlerësimin që i bën njerëzve me vlera dhe sot është lideri më i pëlqyer në gjithë rajonin tonë.

Gjithë analistët në kor kanë thënë që “Sali Berisha nuk mund të shkojë në Tropojë”. Është qesharake kjo që kanë thënë. I them që të struken dhe mos duken më pasi doktor Berisha u prit sic pritet biri në vatrën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco