‘Lideri absolut i demokratëve’/ Balliu: Sali Berisha, arma e shqiptarëve për rithemelimin e pluralizmit

‘Lideri absolut i demokratëve’/ Balliu: Sali Berisha, arma e shqiptarëve për rithemelimin e pluralizmit

20:25, 01/12/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot vendlindjen e tij, në Tropojë, ku në kuadër të ‘Foltores’ zhvilloi një takim me demokratët që mbështesin rikthimin e tij në krye të selisë blu.

I ftuar në Zona Zero, ish-deputeti Klevis Balliu, tha se tashmë ish-kryeministri është konfirmuar si lideri i demokratëve, ndërsa e cilësoi Sali Berishën si “arma që kanë shqiptarët në dorë për të rikthyer pluralizmin".

Balliu: Atmosfera është e jashtëzakonshme. Ka qenë një pritje e jashtëzakonshme. Me qindra makina të demokratëve i kanë dalë përpara. Pritja është e jashtëzakonshme. U vërtetua dhe rifaktuar, se në mënyrën më absolute, Sali Berisha është lideri i vetëm i PD-së dhe demokratëve.

Është lideri historik dhe sot demokratët duan rikthimin e tij për të shpëtuar nga regjimi ku jemi katandisur sot. Nga regjimi i Ramës dhe pengut të tij, Lulzim Basha. Sot rikonfirmohet se Sali Berisha është arma që kanë shqiptarët për të rikthyer pluralizmin në Shqipëri.

Foltorja” ka rikthyer shpresën e demokratëve. Me 11 do të mblidhen të gjithë demokratët.Do faktohet që demokratët janë të bashkuar rreth Sali Berishës dhe Partisë Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco