Akuzat e Berishës/ Bledian Koka: Basha u ka ofruar poste anëtarëve të KK që të firmosin formularin e tij

Akuzat e Berishës/ Bledian Koka: Basha u ka ofruar poste anëtarëve të KK që të firmosin formularin e tij

19:15, 01/12/2021
A+ Aa A-

Gazetari i SYRI TV, Bledian Koka thotë se Lulzim Basha u ka bërë oferta anëtarëve të Këshillit Kombëtar që të firmosin formularin e shpërndarë nga zyra e tij, për Kuvendin e 18 dhjetorit. 

I ftuar në 'Ora 19:00' me Juli Krisafi në Syri Tv, Koka komentoi deklaratat e Berishës sot nga Tropoja, i cili u shpreh se Basha premton poste drejtorësh dhe zv/ministra në kabinetin e Ramës. 

Gazetari Koka shtoi se kryetari aktuali i PD thërret në takime në zyrën e tij anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe aty bëhen edhe ofertat në këmbim të firmës. 

"Zoti Berisha është nga ata politikanë që kurrë nuk ka bërë akuza, në mos aty për aty, koha i ka konfirmuar. Lulzim Basha nuk e ka për herë të parë faktin që njerëz të tij, të PD, i ka bërë ministra të Edi Ramës. Ka ndodhur në 2017. E dimë ça produkti që solli. Tema e bashkëqeverisjes mes Ramës dhe Bashës nuk është një deklaratë e bërë nga zoti Berisha sot, por ne kemi ambasadorë që thonë se bashkëqeverisja me qëllim që të udhëhiqen reformat e rëndësishme për zhvillimin e vendit. Pra, mqs e ndriti Rama me reformat e tij, tani duhet edhe një bashkëfajtor tjetër për të ndarë fajin e dështimit. 

Fakt është që ditën e djeshme Basha ka thirrur në zyrën e tij shumë anëtarë të Këshillit Kombëtar, që nuk e kanë firmosur formularin. Një prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar, nga qytetet jugore, më ka treguar se ka patur oferta konkrete në këmbim të firmosjes së formularit të 18 dhjetorit. Unë e shoh këtë si tentativat e fundit të një dëshpërimi pa ngushëllim nga ana e lidershipit aktual që e sheh se situata tashmë i ka rrëshqitur nga duart, por që po luajnë të gjithë gurët, gjithnjë e më shumë drejt poshtërimit të anëtarëve të PD, të cilët nuk ishte e nevojshme të takoheshin fshehur në zyrën e Bashës, por mirë do të ishte të bënte të njëjtën gjë që bën Berisha sot. Madje, më shumë se njëherë Berisha e ka ftuar Bashën që të shkojnë në Foltore dhe të përballen, kush e ka të drejtë, dhe në fund fare ta ndajë vota e shumicës që është ajo e 11 dhjetorit sipas statuti", u shpreh Koka.

Sipas tij, i vetmi Kuvend legjitim i PD është ai i 11 dhjetorit, në përputhje edhe me statutin e PD. 

"18 dhjetori nuk është veçse dita e 7 pas Kuvendit të 11 dhjetorit", tha Bledian Koka. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES01/12/2021 22:42

PO PSE, KY MUT-MUTI PARTINE DEMOKRATIKE E KA PRONEN E NENES APO TE GRUAS QE E PERDORKA PER TE SHPERNDARE OFIQE DHE POSTE NGA PUSHTETI I PENGEMARRESIT TE TIJ??? PO SA PO SA FIRMA DHE SA POSTE DO TE SIGUROJE SOROSIANI I QELBUR PER NE KUVENDIN E PD? A I SIGURIN DOT 4 MIJE POSTE? PO NE TE GJITHE PER ATO 4 MIJE POSTE LUFTUAM, QE DO TE THOTE FITORE E ZGJEDHJEVE DHE MARRJE E PUSHTETIT!! NE 11 DHJETOR PLEHRAT LARGOHEN PERFUNDIMISHT DHE PARTIA DEMOKRATIKE PASTROHET NGA FEKALET!!!

Shto koment

Denonco