‘Ekipi drejtues’/ Përparim Rama zbulon nënkryetarin e Prishtinës

‘Ekipi drejtues’/ Përparim Rama zbulon nënkryetarin e Prishtinës

19:05, 01/12/2021
A+ Aa A-

Kryetari i zgjedhur i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Alban Zogaj do të jetë nënkryetar i kryeqytetit.

“Është një nënkryetar që është i konfirmuar, ai është Alban Zogaj”, ka thënë Rama në Kanal 10.

Gjithashtu Rama nuk e ka komentuar emërimin e mundshëm të Blerand Stavilecit, duke thënë se ka shumë emra të mundshëm të cilët mund të jenë pjesë e ekipit të tij.

Gjatë ditës ka pasur spekulime se Blerand Stavileci do të jetë nënkryetar, por që këto nuk janë konfirmuar nga PDK-ja, partia e Stavilecit.

Përparim Rama ka fituar zgjedhjet lokale në Prishtinë në raundin e dytë kundër kandidatit të VV-së, Arben Vitia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco