‘Vepër terroriste e vënë në skenë me urdhër të Ramës’/ Berisha të tjera akuza për Komedinë 'Prefekti'

‘Vepër terroriste e vënë në skenë me urdhër të Ramës’/ Berisha të tjera akuza për Komedinë 'Prefekti'

18:47, 01/12/2021
A+ Aa A-

Nga ‘foltorja’ e Bajram Currit, ish-Kryeministri Sali Berisha u ndal edhe te luajtja e ‘Komedisë Prefekti’ që ka shkaktuar shumë zhurmë në opinionin publik.

Ish-kryeministri Berisha deklaroi nga Tropoja se kjo vepër është luajtuar me urdhër të Edi Ramës dhe nuk është gjë tjetër veçse vepër terroriste në rrafshin psikologjik.

Berisha: Pardje deputeti socialist vendos në Facebook portretin e Enver Hoxhës. Xhelat si Enver Hoxhën shqiptarët nuk kanë pasur në tërë historinë e tyre. Dje vihet në teatër me porosi të Ramës komedia Prefekti. Ajo komedi çdo emër dhe çdo personazh e ka njeri real. Nëse lexoni një kryevepër të Fatbardha Saraçit, një apoteozë e vërtetë për qëndresën e gruas shqiptare. Tregimi i saj për bashkëvuajtëset në kampe.

Aty do lexoni terrorin që ndjente Reshiti, djali i Qazim Mulletit fëmijë, i cili çdo të shtunë dëgjonte në radio komedinë terroriste 'Prefekti' dhe emrin e tij. Se si ai strukej. Tani Edi Rama urdhëron vënien në skenë të komedisë që është një vepër terroriste në rrafshin psikologjik. Kjo kërkon ridemensionim. Nuk e bënë gjermanët për Hitlerin një gjë të tillë. Por këtë e bënë Edi Rama, që ndihet zot derisa ne t’i tregojmë vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco