Urimi i Çelës me foton e diktatorit/ Koçi: PS është distancuar. Açka: Të vendosen kufij, sjellja e deputetit e shëmtuar!

Urimi i Çelës me foton e diktatorit/ Koçi: PS është distancuar. Açka: Të vendosen kufij, sjellja e deputetit e shëmtuar!

10:44, 01/12/2021
A+ Aa A-

Në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, u diskutua çështja e dekomunistizimit.

Deputetët e opozitës, duke marrë shkas nga urimi i deputetit socialist Bujar Çela, me një foto të ish-diktatorit Enver Hoxha dhe nga shfaqja teatrale “Perfekti”, kërkuan që të merren masa të menjëhershme, për të frenuar më tej materialet propagandistike.

Deputetja Ina Zhupa, kërkoi që në nismën që PD do të marrë për dekomunistizimin, do të ndalohet përdorimi i filmave të para viteve ’90, të cilat sipas saj do të kenë përmbajtje propagandistike.

Ky argumentim, u përshëndet nga kolegët e saj, Luçinao Boçi dhe Flutura Açka. Nga ana tjetër, deputeti socialist Besian Ajazi, tha se nuk duhet bërë gjyq publik një deputeti apo drejtorit të Teatrit Kombëtar, pasi do të na kujtonte kohën e shkuar.

Debati:

Petro Koçi: Partia Socialiste është distancuar nga ngjarja me deputetin Çela.

Ina Zhupa: Kjo ndalon dhe shfaqjen e filmave që do të cilësohen nga profesionistë të pastër të propagandës komuniste. Më e mira jonë është që të mos ndalojmë te izolimi i shfaqjeve, por të vijojmë përtej. Të kemi ndërgjegjen që njëherë e mirë të ndahemi nga ajo periudhë që s’na bën mirë asnjërit. Historia ka të keqe se po nuk u dënua, ka mundësi të përsëritet.

Besian Ajazi: Sa i përket shfaqjes ne i mirëkuptojmë ndjeshmërinë e gjithsecilit. Por jam i mendimit që ne si komision, shumë mirë bëjmë që e trajtojmë, por do isha dakord që të qëndronim te faza e ngritjes së shqetësimit. Por ta kthejmë komisionin në një sallë gjyqi do të ktheheshim në atë kohën fatkeqe. Nuk kemi pse ta kthejmë këtë komision në gjyq, do të ishte e tepërt.

Luçiano Boçi: Mund të vendosin pafund shfaqje. Ne po themi për drejtorin e teatrit kombëtar. Është praktikë që drejtori i teatrit të futet këtu, ka relatuar. Mos i ngatërrojmë gjërat. Faktet kanë ndodhur, janë aty. Nuk është rastësi që Bujari e ka nxjerrë aty. Ajo fabula ka humbur telefonin tani… Ai ose e ka humbur ose ju jeni distancuar, sepse na keni habitur. Është e parapërgatitur se kanë ndodhur qindra episode të tilla. Ne nuk duhet të rinovojmë prodhimet e dikurshme. Këtë duhet ta bëjmë ne, persona të ndërgjegjshëm. Nëse do të kishte censurë do të largohesha nga Komisioni. Kërkesa jonë. Të rrimë ne të fshehur, pse cënojmë dikë? Jo. S’kemi frikë fare, ne duam të shpërndajmë vlera.

Flutura Açka: Çështja e keqpërdorimit të artit në këtë sens është rutinë në Shqipëri. Nuk po flas për perfektin. Ne mund të dalim në deklaratë e të tërheqim vëmendje, e për të thënë që rastet e përsëritura na cojnë në mendimin që këto raste po përsëriten. Unë po jap një rast të fundit. Një Tv që është vendosur pro këtij debati, nxjerr kopertinën e një libri dhe e shpërdoron atë. U shtrembërua kopertina. U shkelën disa të drejta. E drejta e portretit. Të drejtën e mallit etj. Kjo bëhet nga politika. Mos harroni keni qenë ju në pushtet kur ministri juaj i Drejtësisë u përkul para bustit të diktatorit Enver Hoxha. Unë mendoj që ne duhet të dalim në një deklaratë, pa vendosur kufij. Nuk mund të vazhdohet kështu. Gjesti i komentit tuaj është i shëmtuar, shumë i shëmtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco