Gjykata Speciale refuzon lirimin me kusht të Hashim Thaçit, ja arsyeja

Gjykata Speciale refuzon lirimin me kusht të Hashim Thaçit, ja arsyeja

10:26, 01/12/2021
A+ Aa A-

Gjykata Speciale ia refuzoi sërish lirimin me kusht ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili prej disa muajsh tashmë kërkon një masë më të lehtë sigurie.

Sipas një dokumenti të gjykatës të publikuar nga mediat mësohet se trupi gjykues e refuzoi kërkesën me arsyen se ekziston mundësia e ndërhyrjes në procesin gjyqësor në Kosovë.

Po ashtu janë shfaqur edhe akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte paraqitur dy agjentë si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara. Në arsyetim përmendet edhe sjellja e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së si dhe frika e dëshmitarëve.

Ish-presidenti i Kosovës akuzohet për krime lufte dhe aktakuzat iu konfirmua tetorin e vitit të kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco