Ipeshkv i Tiranës dhe Durrësit, Berisha: Imzot Arian Doda, mishëron historinë e dhimbjeve të kombit tonë

Ipeshkv i Tiranës dhe Durrësit, Berisha: Imzot Arian Doda, mishëron historinë e dhimbjeve të kombit tonë

22:53, 30/11/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar Imzot Arian Dodës për emërimin e tij si Ipeshkv të Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit.

‘Historia e Imzot Dodës mishëron historinë e dhimbjeve, vuajtjeve, sakrificave dhe arritjeve të kombit tonë. Ai u largua me skaf 30 vite më parë nga Shqipëria ndoqi rrugën e Zotit dhe kthehet sot duke bërë krenar veten dhe çdo shqiptar Ipeshkv i Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Shejteria e tij Papa Francesku emron Ipeshkv te Dioqezes se Tiranes dhe Durresit imzot Arian Doda. Historia e Imzot Dodes misheron historine dhimbjeve, vuajtjeve, sakrificave dhe arritjeve te kombit tone. Ai u largua me skaf 30 vite me pare nga Shqiperia ndoqi rrugen e Zotit dhe kthehet sot duke bere krenar veten dhe çdo shqiptar Ipeshkv i Dioqezes se Tiranes dhe Durresit.

Miq duke pershendetur kete vendim te Shjeterise se tij Papa Franceskut le ti urojme nga zemra mbarsi Imzot Arian Dodes ne misionin e tij. sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco