Ndahet nga jeta qëndrestari antikomunist, Basha mesazh ngushëllimi

Ndahet nga jeta qëndrestari antikomunist, Basha mesazh ngushëllimi

22:45, 30/11/2021
A+ Aa A-

Lulzim Basha ka dhënë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Qani Sadikut, të cilin e cilëson si simbol të qëndresës antikomuniste, në një postim në Twitter.

Ish-i përndjekuri Qani Sadiku, një nga qëndrestarët e diktaturës komuniste, u nda nga jeta këtë të martë. Ai është vlerësuar nga presidenti i Republikës Ilir Meta, me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për qëndresën heroike që i ka bërë diktaturës.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Me trishtim mora lajmin e ndarjes së parakohshme të z. Qani Sadiku, legjendë e qëndresës antikomuniste brenda dhe jashtë burgut politik të diktaturës.

Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, miqve dhe bashkëvuajtësve për këtë humbje. U prehtë në paqe e i paharruar kujtimi i tij!. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco