Lumaj: Berisha njeriu i duhur që të drejtojë opozitën, Soros e keqja më e madhe në 30 vjet demokraci

Lumaj: Berisha njeriu i duhur që të drejtojë opozitën, Soros e keqja më e madhe në 30 vjet demokraci

22:23, 30/11/2021
A+ Aa A-

Anëtari i Vatrës në Miçigan të Amerikës, Valentin Lumaj, në intervistë me Skype nga Amerika në emisionin A Show në Syri Tv, me moderatorin Adi Krasta, foli për zhvillimet në Shqipëri dhe në veçanti në Partinë Demokratike.

Lumaj theksoi se Sali Berisha është njeriu i duhur që të drejtojë opozitën shqiptare.

Ai shton se George Soros është e keqja më e madhe në 30 vjet demokraci në Shqipëri.

“Ne këtu në Amerikë duam ta takojmë Ramën, jo se duam ta përqafojmë. Ne si komunitet “Vatra” e presim Ramën, duam të flasim me të për ndarjen e kufijve të Kosovës, për rolin në përçarjen e opozitës shqiptare. Vatra nuk hesht, por punon e është e shqetësuar për situatën në Shqipëri. Vatra merret me politikën kombëtare. Vatra kërkon opozitë të fortë dhe jo fasadë. Kush do ta marrë opozitën në dorë, nuk duhet të mbrojë interesat e George Soros, por të mbrojë interesat kombëtare.

Historia ia ka caktuar Berishës rolin e opozitarizmit, një nacionalist i vendosur, që mbron kufijtë e kombit shqiptar e mendojmë se Berisha është personi i duhur që të marrë në dorë opozitën shqiptare. George Soros është njeri që ka financuar bursa te të rinjtë e e ka rrënjë të thella. Nëse shoqëria shqiptare shkëputet nga Soros, do jetë diçka shumë e mirë. Soros është e keqja më e madhe në 30 vjet demokraci. Unë jam i bindur se Blinken thjesht po krijon shërbim ndaj Soros e koha do tregojë se Sali Berisha do dalë i pastër e hero”, deklaroi Lumaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco