VIDEO/ Çim Peka: Basha nuk ekziston më, janë 5300 firma - demokratët tani kanë punë me Ramën

VIDEO/ Çim Peka: Basha nuk ekziston më, janë 5300 firma - demokratët tani kanë punë me Ramën

21:34, 30/11/2021
A+ Aa A-

Gazetari Çim Peka shprehet se Lulzim Basha nuk është më kryetar i PD, pasi ka humbur çdo mbështetje në bazë. 

Në A Show me Adi Krastën në Syri Tv, Peka tha se në momentin që delegatët do të plotësojnë kuorumin në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe do të marrin vendime, nuk ka më Kuvend të datës 18 dhjetor.  

Gjithashtu, gazetari Peka tha se janë 5300 firma të mbledhura deri tani, e përkthyer në mbi 90% e delegatëve të PD që jetojnë në Shqipëri. 

"Shqiptarët po e kuptojnë qartësisht se kush është kryetar i PD. Basha nuk ka as minimumin e mbështetjes, ka dhënë urdhër herë me Gaz Bardhin dhe herë me Alibeajn, ndërroni bravat e dyerve të PD. Kjo tregon shumë për shqiptarët se kush e drejton PD-në. Zoti Basha nuk kupton, në gjykimin politik është i vonuar. Kur kolegët më thonë Basha është i qetë, të mos jesh i qetë duhet të kuptosh, Basha politikisht nuk kupton. Ky nuk është konkluzion vetëm i imi, por e tregon ajo që ka ndodhur këto 9 vite. Basha nuk është më. Në këtë moment që po flasim, çdo ditë raportojnë gazetarët, por edhe nga kontaktet me drejtuesit e degëve, kanë firmosur mbi 90% e delegatëve që jetojnë në Shqipëri. Rreth 2 mijë janë jashtë vendit. Nga 5800-6000 delegatë që janë në Shqipëri, mbi 5300 kanë firmosur.

I vetmi problem që po diskutohet nga organizatorët e Kuvendit është se salla e Pallatit të Kongreseve nuk merr më shumë se 2500 persona. Duhet të jenë seriozë dhe nuk duhet të tallen. Kuvend me 7 mijë delegatë në Pallatin e Kongreseve kush bën gënjen sepse nuk e ka kuorumin, veç n.q.s e bëjnë me turne, si klasat në Tiranë, është tjetër gjë. Në momentin që ndodh Kuvendi i 11 dhjetorit, plotësohet kuorumi, nuk ka Kuvend të 18 dhjetorit, sepse delegatët këta janë.

Sot nuk kemi PD, nuk kemi opozitë, por kemi bazë pafund. Ajo që po ndodh sot me 'Foltoren' është ajo që ka ndodhur në 1991. Edhe në '91 tentoi ta mbante vulën e PD Ramiz Alia, por nuk e mbajti dot. E njëjta histori është. Demokratët e kanë të thjeshtë, në momentin që bëhet Kuvendi, është kuorumi, merren vendimet, asnjë punë s'kanë me Lulzim Bashën, ai është i mbaruar. Nëse Edi Rama kërkon të mbajë edhe vulën e PD nëpërmjet Lulzim Bashën, atëherë ata do të kenë punë me Ramën. Opozita kjo është, nuk kanë pse të fshihen. Problemin e kanë me Edi Ramën, Basha nuk ekziston", u shpreh Peka.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco