Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

‘Lufta vëllavrasëse nga komunistët’/ Leskaj: Në 30 Nëntor përkujtojmë të rënët në luftë kundër Dukatit

‘Lufta vëllavrasëse nga komunistët’/ Leskaj: Në 30 Nëntor përkujtojmë të rënët në luftë kundër Dukatit

17:04, 30/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD në Qarkun e Vlorës Bujar Leskaj ka kujtuar ‘30 Nëntorin’ dhe të rënët në luftën vëllavrasëse kundër Dukatit.

'E ideuar nga krimineli komunist Mehmet Shehu mbas urdhërave të kryekriminelit Enver Hoxha, kjo luftë kishte qëllim që të nënshtronte Dukatin nacionalist, fshatin më të madh në Vlorë e Labëri', shkruan Leskaj në Facebook.

Postimi i plotë i Bujar Leskajt:

Sot në 30 Nëntor përkujtojmë të rënët në luftë kundër Dukatit !

Në këtë luftë vëllavrasëse, të ideuar nga krimineli komunist Mehmet Shehu mbas urdhërave të kryekriminelit Enver Hoxha, me qëllim që të nënshtronte Dukatin nacionalist, fshatin më të madh në Vlorë e Labëri, u vranë në betejën vëllavrasëse 24 shqiptarë, 9 nga forcat nacionaliste të Dukatit dhe 15 nga partizanët.

Rapsodi dukatas Azem Vangjeli për të rënët këndoi :

....

S’jam fashist, por i Dukat,

As ti rus, por i Tërbaç,

Por na qenka taksirat

Që na vjen dhe vret në prag!

Ka mbetur si legjendë debati i zhvilluar ndërmjet partizanit Myrto Sadiku nga Tërbaçi dhe ballistit Murat Bodo nga Dukati ,i pari foli Myrtua:

“Hidhe armën, fashist i ndyrë!”

Ndërsa Murati i përgjigjet sipas rapsodit (lexo më sipër).

U qëlluan të dy zjarr për zjarr. Dukati fisnik i qau të gjithë të rënët pa dallim politik apo krahinor dhe i varrosi të dy palët me nderime sipas zakonit shqiptar.

Nënat Dukatase vajtuan pa dallim bijtë e Shqipërisë ,të rënë në këtë betejë vëllavrasëse :

Korba, na u vranë djemtë,

Ca këtu e ca në çetë.

Ca këtu, ca në parti,

Vaj medet, o Shqipëri!

Sot përkujtojmë Martirët e Dukatit,në qëndresën epike ndaj kriminelit M.Shehu ,që i sulmoi pabesisht më 30 nentor 1943.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre!

Lavdi Dukatit me emër dhe histori të thellë kombëtare !

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco