Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

VIDEO-SYRI TV/ Komedia 'Prefekti' ndez debate, Bogdani: Godet shqiptarët e persekutuar nga regjimi

VIDEO-SYRI TV/ Komedia 'Prefekti' ndez debate, Bogdani: Godet shqiptarët e persekutuar nga regjimi

16:39, 30/11/2021
A+ Aa A-

Komedia ‘Prefekti’ e Teatrit Kombëtar që është shfaqur përmes një leximi artistik, më datë 28 Nëntor ka ndezur debate të shumta në radhët e intelektualëve dhe të komunitetit tiranas.

Përmes një denoncimi në rrjetet sociale shoqata ‘Tirona Intellectum’ ka shprehur shqetësim në lidhje me komedinë, që sipas tyre shtrembëron në mënyrë flagrante historinë.

Ndërsa roli kryesor i ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulletit, që e luan aktori Arben Derhemi denigron figurën e intelektualit dhe nacionalistit.

Kryetare e shoqatës ‘Tirana Intellectum’, Mirela Bogdani në një intervistë për SYRI TV tha se rikthimi i ‘Prefektit’ godet shqiptarët e persekutuar nga regjimi.

Për komedinë ‘Prefekti’ ka pasur një lumë reagimesh edhe në rrjetet sociale, ndërsa shoqata ‘Tirona Intellectum’ ka si qëllim të rikthejë në vendin e merituar figurat që sistemi totalitar i denigroi figurën dhe të mbrojë me fanatizëm atë që ka ngelur nga trashëgimia kulturore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco