Ambasadorët: Kurti bën një hap drejt shërimit të diplomacisë së lënduar të Kosovës

Ambasadorët: Kurti bën një hap drejt shërimit të diplomacisë së lënduar të Kosovës

12:22, 30/11/2021 Nga A.S
A+ Aa A-

Kosova aktualisht po përballet me një diplomaci të lënduar për shkak të tërheqjes së menjëhershme të një numri të ambasadorëve nga Ministria e Punëve të Jashtme. Kjo tërheqje Kosovës i ka kushtuar me mungesë të ambasadorëve në 23 vende nga gjithësej 32 misione diplomatike sa ka. Por, tashmë një hap pozitiv drejt ringjalljes së dipmolacisë kosovare po ndodh, shkruan Syri net Kosova.

Është vetë ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila mbrëmë ka treguar emrat e ambasadorëve të rinj të Kosovës në Francë, Britani të Madhe dhe Çeki.

"Ambasadori që shkon në Britani të Madhe është i qartë. Është Ilir Kapiti. Ka marrë miratimin nga Qeveria e Britanisë së Madhe dhe mbetet vetëm të marrë kredencialet nga Mbretëresha”Në Francë ka shkuar ambasadori, është Mehdi Halimi. Shumë vite jeton në Francë. Ka punuar edhe në ambasadën franceze në Kosovë. Është njeri i letrave dhe e njeh ambientin. Lëviz si peshku në ujë në Francë. Është pritur nga qeveria franceze dhe pret vetëm akreditimin. Ndërsa përfaqësuesja e Kosovës në Çeki do të jetë Albesjana Iberhysaj", ka deklaruar ajo.

E dy nga këto emërime profesori i Politikave ndërkombëtare, Dritëro Arifi i ka konsideruar politike, kurse për të dërguaren në Çeki e ka vlerësuar si më të përgaditurën për këtë pozitë.

"Sa i përket emërimit të ambasadorëve Britani e Madhe, Francë dhe Çeki. Albesjana besoj që është më e përgaditura për shkak se është diplomate e karrierës dhe mund zbërthej shumë shpejt aftësitë e saj në praktikë. Sa i përket dy kandidatëve tjerë, ambasadorëve tjerë Ilir Kapiti dhe Mehdi Halimi besoj që janë emërime poltike por sidoqoftë edhe këta e kanë përvojë të mirë në politikëbërje sepse janë edhe emërime politike pasi Ilir Kapiti ka qenë zëvëndësministër", ka thënë ai.

Tutje, Arifi ka dhënë lavdata për të emëruarit si ambasadorë duke thënë se ata kanë aftësitë e duhura që zëri i Kosovës të dëpërtojë në ato vende ku veprojnë.

Megjithatë profesori konsideron se puna e tyre do të varët jashtëzakonisht shumë nga qëndimi i Kosovës ndaj politikave të jashtme.

"Për momentin mund të themi se janë emërime në rregull, por gjithësesi puna e tyre, realisht puna e tyre si ambasadorë varët shumë nga qendrimet që i mban Qeveria e Kosovës në politikën e jashtme. pra puna e tyre është që t'i mbajnë lidhjet e tyre me vendet pritëse, por sukesi i tyre do të varet shumë nga politika e jashtme se çfarë qëndrimi do të ketë Kosova në lidhje me çështjet e caktuara që ndërlidhen me vendet ku janë ambasadorët  tonë. Në parim mund të themi se përzgjedhja është në rregull dhe besoj që i kanë aftësistë që të dëpërtojë zëri i Kosovës në këto vende", ka përfunduar ai për Syri net Kosova.

Kujtojmë që më më datë 20 maj 2021 presidetja Osmani ka dekretuar shkarkimin e plot 12 ambasadorëve si: Nait Hasani — Shqipëri, Gjergj Dedaj — Maqedoni e Veriut, Ylber Hysa — Mal i Zi, Shpend Kallaba — Hungari, Arbër Vllahiu — Çeki, Gëzim Kasapolli — Kroaci, Avni Kastrati — Slloveni, Beqë Cufaj — Gjermani, Lirim Grajqevci — Holandë, Hajdin Abazi — Australi, Amir Ahmeti — Katar dhe Avni Arifi — Emiratet e Bashkuara Arabe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco