Kosovë, ngjitja e nipit të Adem Jasharit në krye të FSK, lë në hije dorëheqjen e ish-komandantit Majta Bashkim Jashari, në mes Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe djathtas, gjeneral Rrahman Rama.

Kosovë, ngjitja e nipit të Adem Jasharit në krye të FSK, lë në hije dorëheqjen e ish-komandantit

13:37, 30/11/2021
A+ Aa A-

Emërimi i komandantit të FSK-së, nga familja e heronjve të Kosovës, Adem e Hamëz Jashari, ka nxitur reagime kryesisht pozitive, shkruan Syri.net Kosova.

Bashkim Jashari u ngjit në këtë post pas dorëheqjes së paralajmëruar të Rrahman Ramës, i cili pritet të marrë një pozitë tjetër.  Reagime pozitive kanë ardhur edhe nga kampi i opozitës.

Profesor Muhamet Kelmendi ka vërejtur se Bashkim Rifat Jashari e meriton këtë postë ushtarak në FSK.

“Percaktimi i Bashkim Rifat Jasharit ne komandant te ri te FSK-se eshte i qelluar dhe ne kontekst te normave dhe te nevojes te Republikes do te vepro, pa shikuar interesat e veta. Eshte njeri me perfornance te qarte shteterore, atdhetare dhe permban ne vete karakterin e sakrifices se lartë”, ka potencuar Kelmendi, Sipas tij, Kosovës i duhet ushtri e përgatitur, sepse Serbia po kërcënon me luftë.

Analisti Sadri Ramabaja, ndërkohë ka theksuar se emërimi që është bërë pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës, është një nga vendimet më me peshë politike, që mbrun në vete gjakimin për të ruajtur trashëgimin tonë pozitive tok me objektivin për funksionalizimin dhe forcimin e shpejtë të Republikës.

Kurse një nga figurat e partisë në pushtet, Arbër Zaimi ka vlerësuar se Jashari është emëruar meqë i përmbush kushtet ligjore, sa i përket shkollimit, gradave, përvojës, aftësisë, besnikërisë ndaj vendit, dhe besueshmërisë për institucionet dhe partnerët.

“Por është me rëndësi edhe politike e simbolike emërimi i tij. Tregon kahjen e Kosovës, e cila nuk është më kahje e rehabilitimit të kolaboracionit. Uroj që t’i shkojë puna mirë.”, është shprehur Zaimi.

Vlerësimet pozitive kanë ardhur edhe nga kritikët e qeverisë. Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka uruar për emërimin në krye të FSK-së gjeneral Bashkim Rifat Jashari.

“Bashkimi si një ushtarak profesionist do ta përmbush me sukses misionin dhe idealin e familjes duke e zhvilluar dhe avancuar FSK-në me standardet ndërkombëtare, në ushtri moderne.

Kam besim se gjeneral Bashkim Jashari do ta kryej me nderë dhe profesionalizëm këtë detyrë, ashtu siç luftoi me familjen në realizimin e ëndrrës shekullore për liri, edhe sot në paqe do ta realizoj aspiratën tonë, antarsimin e FSK- së në NATO. Suksese gjeneral!”, përfundon postimi i Haxhiut.

Nuk ka munguar as reagimi i deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.  “Urime Komandant! Zoti të bekoftë e të priftë e mbara!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndërkohë, nga PDK, Enver Hoxhaj nuk e ka thënë asnjë fjalë për emërimin e Jasharit, por ka lavdëruar komandantin që dha dorëheqje.

“Faleminderit Gjeneral!

Si ministër i Jashtëm, me gjeneralin, Rrahman Rama kemi pasur takime në selinë e NATO-s, në Pentagon, në Uashington, Bruksel dhe kryeqytete tjera botërore. Aty kam parë profesionalizmin dhe integritetin e lartë të tij. Gjenerali Rama, si pakkush personifikon profesionalizmin dhe suksesin e FSK-së, duke qenë pjesëmarrës kryesor i transformimit të TMK-së në FSK!”, është vlerësimi i ish-ministrit të jashtëm.

Ndërkohë, me një dozë pak më kritike ka qenë ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. Ai në një cicërimë në rrjetet sociale, ka shprehur brengën e tij se u ‘shkarkua një patriot”.

FSK është ndër institucionet me të besueshme e më të qëndrueshme në Kosovë, në të gjitha anketimet e opinionit publik.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco