Emërimi i Arjan Dodajt, Meta: I bindur plotësisht se do e përmbushë me sukses misionin e ngarkuar!

Emërimi i Arjan Dodajt, Meta: I bindur plotësisht se do e përmbushë me sukses misionin e ngarkuar!

13:59, 30/11/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përshëndetur emërimin e Imzot Arjan Dodajt në detyrën e Arqipeshkëvit të Arqidioqezës Tiranë – Durrës.

Meta shprehet i bindur ku thotë se imzot Dodaj, do të përmbushë me sukses misionin e ngarkuar me detyrën e re.

Postimi i Presidentit Ilir Meta:

E mirëprita me gëzim lajmin e emërimit nga Papa Françesku të Imzot Arjan Dodaj, në detyrën e rëndësishme, Arqipeshkëv i Arqidioqesës Tiranë-Durrës.

Me urimin e përzemërt për punë të mbarë, shpreh bindjen e plotë se Imzot Arjan Dodaj, me dedikimin dhe shërbimin e njohur dhe të vlerësuar ndaj besimtarëve katolikë dhe popullit shqiptar, do ta përmbushë me sukses misionin e ngarkuar me detyrën e re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco