E paprecedentë/ Kurthi në zyrën e Bashës për anëtarët e Këshillit Kombëtar

E paprecedentë/ Kurthi në zyrën e Bashës për anëtarët e Këshillit Kombëtar

11:55, 30/11/2021
A+ Aa A-

Ajo që nuk ndodhte prej kohësh, ndodh tani.

Lulzim Basha ka vendosur të thërrasë për ‘kafe’, anëtarët e Këshillit Kombëtar të cilët nuk i takonte ndonjëherë.

Por ajo që ndodh pas kësaj kafe është aq sa e paprecedentë edhe e çuditshme.

Burime të sigurta nga anëtarë të Këshillit Kombëtar kanë bërë me ditur për SYRI-n se prej ditësh ata ftohen njeri pas tjetrit për një kafe në zyrën e Bashës.

Kur dalin nga zyra gjenden përballë një formulari që i pret në paradhomën e Bashës për ta firmosur.

Formulari është thirrja për kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga kryesia e emëruar e Lulzim Bashës. Anëtarët e KK që kanë firmosur për 11 Dhjetorin, megjithëse i sqarojnë se kanë firmosur për Kuvendin e delegatëve të 11 Dhjetorit, joshen me përgjërimin e paradhomës së Bashës se nuk ka problem, por aman firmoseni edhe këtë formular.

Anëtarët e KK se PD-së duhet ta dinë se po ftohen për kafe dhe ‘respektohen’ nga kryetari që nuk i priste kurrë në takim ose i gënjente vazhdimisht për takime imagjinare, me qëllimin e vetëm që të firmosin për anti kuvendin e 18 Dhjetorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agimi03/12/2021 15:46

Jo vetem I Pabese, por ky flokelyer meriton CDO epitet negativ qe permban fjalori. Ky lapanjoz ka pak Burgun dhe sekuestrimin e pasurive te vjedhura! Sado qe kaloi shume kohe, prape jemi te lumtur me perfundimin ne burg te kesaj monstre qe vetem shqiptar nuk mund te quhet. Ruge te mbare ne te sateme lulzime! Korigjo shenjestren z berisha, , shlyej gabimet sa me shpejt per kete capacul pa bythe e pa koke.

Neni 41 vjen 30/11/2021 15:18

Kapeni për zhelesh thoshte e nderura Jozefine

Daj Jaku30/11/2021 15:18

Kështu mendon të fitojë zgjedhje ky gjarpër i pështirë, me dredhi e me tradhti?

Labi30/11/2021 14:16

Sado të përpiqesh me menyra djallëzore ,nuk e fiton më besimin dhe dashurinë e bazës Që kur e hodhe poshtë liderin legjendar të demokracisë ,shenove fundin tënd politik Më mirë kerko falje dhe tërhiqu me një farë dinjiteti ,dhe mos u merr më me politikë Merru me ndonjë biznes se i ke bërë paratë edhe ti ,me anë të mbështetjes fshehurazi të korrupsionit... PD ja do dalë më e fuqishme se kurrë nën drejtimin e Berishës sy patrembur...

lushingabarbullushi30/11/2021 12:28

Ta dini qe eshte njeriu me i pabese qe ka toka sot!

Shto koment

Denonco