Berisha: 'Foltorja' më 1 dhjetor, në Pallatin e Kulturës së qytetit të Bajram Currit!

Berisha: 'Foltorja' më 1 dhjetor, në Pallatin e Kulturës së qytetit të Bajram Currit!

09:05, 30/11/2021
A+ Aa A-

Sali Berisha, nismëtari i lëvizjes Foltorja për ringritjen e Partisë Demokratike, njoftoi sot se më 1 dhjetor do  të shkojë në vendlindjen e tij, në qytetin e Bajram Currit, për të mbajtur takimin e radhës me popullin demokrat.  

Berisha lajmëroi në Fb: “Nesër, ditën e mërkurë, më datë 1 dhjetor, në ora 16:30 në Pallatin e Kulturës së qytetit të Bajram Currit do të mbahet Foltorja “Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”. Ftoj të gjithë demokratet dhe demokratët e Tropojës të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!” ka nënvizuar ish-Kryeministri në njoftimin e tij.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco