Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

A u kërcënua nga Basha në telefon? Luan Baçi: Ishte komunikim jo etik, ishte në grup me të tjerë...

A u kërcënua nga Basha në telefon? Luan Baçi: Ishte komunikim jo etik, ishte në grup me të tjerë...

22:52, 29/11/2021
A+ Aa A-

Luan Baçi, deputet i Partisë Demokratike dhe ish drejtues i degës së Fierit, ka qenë në një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për zhvillimet në PD dhe një telefonatë të tensionuar që ka patur me Lulzim Bashën. 

Baçi, i cili ka qenë një nga njerëzit që e ka ndihmuar Bashën më shumë në PD, pësoi të njëjtin fat si çdo person tjetër që ka ndihmuar Sali Berishën me Foltoret, duke iu komunikuar largimi nga kryetar dege. 

Pjesë nga biseda: 

Luan Baçi: Kam patur një telefonatë. Foli shumë i tensionuar, me fjalor jo të duhur për një drejtues.

Ylli Rakipi: Të ka kërcënuar Lulzim Basha?

Luan Baçi: Të jem i sinqertë, kur mori në telefon mori 2-3 herë, kishte në grup disa të tjerë. Unë e kam kundërshtuar, i kam thënë kë ke në grup. Duke qenë në ambjent me 25 veta. Edhe unë e hapa me zë dhe komunikimi ishte live. Dihet se cfarë ka thënë. Ishte komunikim jo etik, për një drejtues të lartë.

Ylli Rakipi: Edhe kërcënues…Keni një fjalë për ti thënë sot?

Luan Baçi: Nuk ka nevojë t'ja them në media, ja them në sy. Po vazhdojnë me mënyra jo normale, duke bërë presione, duke thënë është vula dhe godina…

Ylli Rakipi: Në 11 dhjetor do të shkarkohet Basha?

Laun Baçi: De facto Lulzim Basha është i shkarkuar. Edhe vetë ai e shikon por vazhdon ti jape fuqi vetes, thotë kam vulën dhe godinën. Në datën 11 Kuvendi do të jetë historik dhe vendimarrjet do të mbahen mend gjatë. Do të kthejë në shina PD-në! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco