Agron Shehaj zbulon bisedën me Yuri Kim: Nuk më ka kërkuar të distancohem nga Berisha

Agron Shehaj zbulon bisedën me Yuri Kim: Nuk më ka kërkuar të distancohem nga Berisha

22:46, 29/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku është pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, lidhur me një takim që ai zhvilloi me ambasadoren Yuri Kim, gjatë kohës kur kandidonte për kryetar të PD. 

Në kohën kur Shehaj u takua me Kim, Sali Berisha ishte shpallur non-grata, ndaj lidhur me këtë takim u aludua se Shehajt mund t'i ishte kërkuar të distancohej nga Berisha. 

Por deputeti e mohoi kategorikisht një gjë të tillë. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Ju zhvilluat një takim me ambasadoren Kim. A ju ka kërkuar ajo të distancoheni nga Sali Berisha?

Agron Shehaj: Në asnjë mënyrë nuk ma ka kërkuar. Kush fshihet pas ambasadores amerikane, nuk është korrekt në raport më demokratët dhe me votuesit. Mua nuk ma ka kërkuar. Unë jam i bindur, është e qartë se takimi me Yuri Kim, më ka dëmtuar me demokratët në fushatë. Por unë u tregova luajal. Nuk ka asgjë të keqe të takoj ambasadoren Kim. Ai që nuk u tregua i sinqertë ishte Basha, që për këtë çështje, bëri sikur mbajti anën e Berishës. Pa mbështetjen, apo me heshtjen e zotit Berisha, nuk fitonte.
Kur zgjidhesh, me ndihmën edhe indirekte, me heshtje, sepse demokratët i kishin sytë nga zoti Berisha. Duke e ditur se u zgjodh me këtë ndihmë dhe mbështetje, edhe sikur të ishte i detyruar për vendimin, duhet të jeptë dorëheqjen. Të përdorësh atë mbështetje që mori nga Berisha, për të sulmuar Berishën…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco