VIDEO/ Poli Hoxha zbulon komplekset e Lulzim Bashës te libri 'Misioni im'

VIDEO/ Poli Hoxha zbulon komplekset e Lulzim Bashës te libri 'Misioni im'

22:44, 29/11/2021
A+ Aa A-

Gazetari i njohur Poli Hoxha u shpreh në Çim Peka Live në Syri Tv se Lulzim Basha nuk është autor i librit "Misioni im". 

Ai tha se Basha është bashkëautor i librit, ai ia ka treguar dikujt dhe dikush tjetër e ka shkruar. 

Poli Hoxha thotë se Lulzim Basha shfaq disa komplekse në librin e tij. 

Poli HoxhaI gjithë ky libër kishte natyrën elektorale. Por më ka bërë përshtypje nga rrëfimi që Basha nuk ëshjtë autor 100%, por bashkëpunator, pra nëse marrim variantin që ia ka shkruar dikush, ky ia ka treguar. Në përgjithësi si rrëfim, si libër është shumë i dobët, në kufijtë e një naivitetit. Por elementi i parë është që i gjithë libri nxjerr ca komplekse si lider të Bashës. Kompleksi i parë është që ai do të ngjajë si demokrat i lindur, pra sikur është që nga '90, tregon pasazhe kur dëgjonte Zërin e Amerikës. Normalisht, Bashën edhe ata simpatizantë edhe unë që e kam përkrahur shpesh, e kam konsideruar si prurje, si gjeneratë tjetër. Pra, i pamë këta të '90, bënë çfarë ç'bënë, Berisha ishte i fundit që u tërhoq në 2013, këta të tjerët i spastroi në 2017. Ky libër është bërë në 2021 me idenë që edhe unë kam 30 vjet në PD. Që nuk është e vërtetë. Dhe këtë kompleks e ka në formën e një autogoli. Kompleksi tjetër është që Basha kërkon të tregojë që marrëdhënia e tij me Berishën është organike. Nuk e di në kohën që është bërë libri e besonte apo jo. Tani ka ngritur një alibi se shumica në 'Foltore' kërkon ta nxjerrë të pabesë, ai krijon alibinë tjetër, thotë unë besoja te Berisha, e doja dhe besoja. Tani ça ndodhi sepse thyerja është jashtëzakonisht e madhe, është ekstreme. I gjithë libri është përpjekje për protagonizëm. Zbulon atë që Berisha ia ka thënë në konfidencialitet, ku i ka thënë o zotëri e ke ndërtuar të gjithë fushatën mbi emrin tënd, sikur në NATO na ke futur ti, sikur vizat na i hoqe, sa edhe një naivi do t'i duket që edhe PD-në e ka themeluar Basha. Ky kompleks ndjehet në të gjithë librin, uni i liderit, siç u ndje edhe në fushatë që ishte një nga ato shkaqet e humbjes.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco