Deklaratat e Bardhit, Nesho: Lidershipi i PD lufton në mënyrë të pandershme, po irritojnë demokratët

Deklaratat e Bardhit, Nesho: Lidershipi i PD lufton në mënyrë të pandershme, po irritojnë demokratët

22:05, 29/11/2021
A+ Aa A-

Diplomati i karrierës Agim Nesho, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për deklaratat e bëra nga ana e Gazmend Bardhit.

Nesho theksoi se lidershipi aktual i PD-së po lufton në mënyrë të pandershme, duke shtuar se kjo gjë po irriton demokratët.

“Gjithë opinioni publik po e shikon se doktor Sali Berisha ka mbështetje të madhe në Foltoren e tij. Është e turpshme ajo që po ndodh me Gazmend Bardhin dhe lidershipin aktual të PD-së.

Goditja që iu bë Sali Berishës flet për diçka, për mungesë të transparencës, aq sa kanë nisur të mendojnë të njëjtën gjë edhe shumë politikanë e diplomatë të huaj. Lidershipi i PD po lufton në mënyrë të pandershme, po irriton demokratët. Është betejë më shumë për të mbrojtur vulën sesa për të bërë betejë që ka vlerë për partinë”, deklaroi Nesho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco