Lajmi i fundit

Investigimi i RAI-t/ Reagon parlamenti italian: Telefonata e Ramës, ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias

Abilekaj: Berisha u largua nga PD në mënyrë antidemokratike, ndërkombëtarët kanë heshtur për atë që ndodh

Abilekaj: Berisha u largua nga PD në mënyrë antidemokratike, ndërkombëtarët kanë heshtur për atë që ndodh

21:58, 29/11/2021
A+ Aa A-

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për zhvillimet në PD dhe Foltoren e Sali Berishës.

Abilekaj theksoi se Sali Berisha u largua nga PD në mënyrë antidemokratike, duke shtuar se ndërkombëtarët kanë heshtur për atë që po ndodh në Partinë Demokratike.

Për Abilekajn, kjo gjë do të thotë se edhe ndërkombëtarët nuk e mbështesin Lulzim Bashën në vendimin e rëndësishëm që mori.

“Të bësh presion për largimin e Berishës është anormale. Berisha po kërkon të drejtën e vet për atë që ka ndodhur në PD. Në këtë kundërshtim, nuk ka asnjë antiamerikanizëm.

Qëndrimet e Doris Pack dhe Soreca e të tjerët kanë qëndruar të heshtur për këtë që po ndodh, për mënyrën jodemokratike që Basha ka marrë të jetës së tij”, deklaroi Abilekaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco