Nesho: Basha gaboi me betejat e mëdha! Prisja ta kuptonte vetë që PD i takon Berishës

Nesho: Basha gaboi me betejat e mëdha! Prisja ta kuptonte vetë që PD i takon Berishës

21:40, 29/11/2021
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live, ish-ambasadori Agim Nesho foli për situatën e brendshme në PD, ku sipas tij Basha ka dështuar në beteja e tij të mëdha dhe për këtë duhet të tërhiqet dhe ti hapë rrugë Sali Berishës.

Sipas Neshos, Basha duhet ta pranonte vetë që në fillim se ajo parti i takon më para se gjithkush tjetër zotit Berisha.

Nesho: Lideri i ri në vendet perëndimore paraqet veprën e tij para se të sfidojë marjen e pushtetit dhe ti duhet të vazhdosh dhe të jesh në princip dakord me atë që ke thënë, gjë që nuk ka rezulton dhe kjo është një gjë gabim. Zgjedhja në 2013 dhe marja e PD nga Basha apo i ndjeri Olldashi, ishte shumë pozitive për një hap të ri. Dhe vetë Basha si një intelektual i ri dhe studiuar jashte kishte parametrat bindës për të bërë luftrat e tij. Nuk duhet të paragjykojmë as zotin Berisha që e ka mbështetur atë dhe as ata që kanë besuar te ai. Në fund jo të gjithë mund të bëhen lidera, pra ajo që liderin e ndanë nga udhëheqës të zakonshëm janë ballafaqimet me betejat e mëdha. Këtu Basha gaboi. Lufta e tij ishte mos pranimi i një tutele nga Rama dhe politika e një konjukture që favorizon Ramën dhe dështimi me zgjedhjet e 25 prillit. Besoja se Basha duhet ta pranonte që në fillim edhe vetë se ajo parti i takon më para se gjithkush tjetër zotit Berisha. Dhe në qoftë se do të sfidosh liderin mentor tatin, tërhiqu dhe formo një parti të re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco