‘99% mbështesin Berishën’/ Këlliçi-Bashës: Kryetar s’të bën vula, por mbështetja e demokratëve

‘99% mbështesin Berishën’/ Këlliçi-Bashës: Kryetar s’të bën vula, por mbështetja e demokratëve

20:57, 29/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Belind Këlliçi deklaroi se Lulzim Basha po e trajton partinë si një pronë të tij, duke refuzuar se ka një krizë për shkak të vendimit të tij ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Këlliçi thekson se nuk e sheh partinë si të përçarë, por sipas tij, 99% e demokratëve mbështesin Berishën, ndërsa vetëm 1% Bashën.

Këlliçi: Basha refuzon se në PD ka një krizë dhe për shkak të një vendimi të tij sot ndodhet në një moment krize. Ajo çfarë është kërkuar nga FRPD është kërkuar që kriza që kemi të drejtohet në institucioni.

Ai të ishte i pari që të kërkonte mbledhjen e kuvendit. Mos të gënjejmë sikur PD është në një moment normal, por është në krizë dhe Basha duhej të vinte i pari dhe të sqaronte arsye pse e mori vendimin, planin sesi do sjell PD në pushtet. Berisha sot. PD e kanë dëmtuar të dy bashkë, Berisha dhe Basha.

Të dy e kanë mbajtur të mbyllur. Sot që ne flasim ka një krizë mes dy lidershipeve. Nuk ka çarje, 99% të demokratëve në një anë dhe 1% të demokratëve në anën tjetër. Demokratët e anë mbështetur Bashën në këto 8 vite në çdo aksion tek djegia e mandateve që s’ka ndodhur kurrë.

I është dhënë mundësia për të fituar, jo vetëm që nuk është fituar, por disfata nuk mund të shitet si fitore. Basha i cili ka vetëm vulën dhe refuzon të njoh krizën. Kryetar s’të bën vula por njerëzit, mbështetja, jo manipulime. Në ka një person që po hiqet sikur është pronar i PD-së është Basha. Foltorja është i vetmi mjet ndryshimi në PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

alienet29/11/2021 22:30

JO 99% O KOMUNIST I VOGEL PO 100 % THUAJ , SE KESHTU SHPREHESHIN NE KOHEN E ENVERIT PIONIERET E ENVERIT, SI NUK TE VJEN TURP KE PERFAQESON. TI DUHET TE ISHE I PARI KUNDERSHTARE I KASTES SE VJETER DHE DUHEJ TE KISHE NJE KANDIDAT PER KRYETARE TE PD ME NJE PROGRAM TE QARTE KUNDRA SALIUT DHE TE TJEREVE O PIONIER I ENVERIT. PO KESHTU ME KETE RINI SHQIPTARE SHQIPERIA NUK BEHET JENI MBLEDHE SI HIENA PRANE BERISHES TE PRIT SE BERISHA VJEN NE PUSHTET HARROJENI , KESHTU SIQ PO VEPRONI DO TE SHRIHENI FARE DO MBETET SALIU ME KAMIKAZET E VET SA PER SY DHE FAQE TE SALIUT.

Shto koment

Denonco