VIDEO/ 'Firmosën për një teke raki', Gazment Bardhi mohon veten

VIDEO/ 'Firmosën për një teke raki', Gazment Bardhi mohon veten

20:41, 29/11/2021
A+ Aa A-

Gazmend Bardhi ka reaguar pas publikimit në mediat të një fjalimi në një studio televizive, ku deklaronte me gojën e tij se firmat e delegatëve janë marrë nëpër tavolina duke pirë ndonjë teke raki dhe nuk e kanë ditur fare se për çfarë po firmosnin.

Këto qëndrime fyese të Bardhit ndaj delegatëve demokratë bënë xhiron e rrjetit dhe si përfundim Sekretari i emëruar i PD i ka hedhur poshtë këto deklarata të tij duke pretenduar se media po i transformon fjalët, edhe pse në videon që publikoi Syri.net nga emisioni 'Real Story' është Gazment Bardhi ai që flet dhe jo dikush tjetër.

Sipas Bardhit, 'janë sajesa të ulëta dhe kanë qëlllim çarjen e Partisë Demokratike'.

E vërteta është se këto deklarata janë me zë dhe figurë, ku Bardhi ka artikuluar me gojën e tij se ' 60% nuk e dinë se çfarë kanë firmosur sepse i është vënë një teke rakie para, kanë kthyer teken e rakisë dhe kanë hedhur një firmë pa e ditur fare se për çfarë kanë firmosur'.

Ndiqni videon se çfarë ka thënë Gazment Bardhi:  

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Pas sajesave të ulëta ndaj Kryetarit të PD për gjoja fyerje ndaj anëtarëve të Partisë, prej disa ditëve kanë nisur të njëjtat sajesa ndaj meje, duke më vënë në gojë fjalë që nuk i kam thënë dhe nuk do t’i thoja kurrë për demokratët. Deklaratat e mia janë publike dhe në të njëjtin lajm të sajuar keq, kushdo mund të dëgjojë çfarë kam thënë për të kuptuar që titulli i lajmit është thjesht një gënjeshtër.

Transformimi i të vërtetave është tregues i hallit të madh të atyre që po mundohen të keqpërdorin demokratët, pamundësinë e tyre për një jetë më të mirë, sakrificën e përditshme dhe dëshpërimin nga pengesa për ndryshim.

Këtë e bëjnë të njëjtët individë që anëtarët e partisë dhe votuesit e Partisë Demokratike i kanë parë vetëm si mundësi për pushtet personal, për të shtuar mirëqenien dhe pasurinë e tyre. Janë të njëjtët që demokratët e vërtetë, që kanë sakrifikuar për PD pa marrë kurrë asgjë në këmbim, i kanë lënë prej 30 viteve pas derës, në varfëri ekstreme, që nuk iu gjendën kurrë, kur kishin një problem, që i lanë pa ua legalizuar shtëpitë, pa u dhënë hipotekën e banesës, pa u dhënë dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve, pa u kthyer pronat, që i sillnin vërdallë me muaj apo vite për një vend pune.

Kjo kategori është më e zjarrta për nxitjen e perçarjes mes demokratëve. Jam i bindur se mes nesh nuk do të triumfojë dëshpërimi, hakmarrja, inatet, përçarja. Në 18 dhjetor ne do të tregojmë se kemi kurajo për të kapërcyer bashkë vështirësitë dhe mosbesimin! Të bashkuar do të ringrihemin dhe do të fitojmë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku29/11/2021 22:52

Një *ar si Losh Basha, vetëm më kësi *olesh mund ta rrethoje veten.

Daj Jaku29/11/2021 22:50

Një *ar si Losh Basha, vetëm më kësi *olesh mund ta rrethoje veten.

Daj Jaku29/11/2021 22:49

Një *ar si Losh Basha, vetëm më kësi *olesh mund ta rrethoje veten.

DEMOKRATI I BAZES29/11/2021 21:38

PO JA PRA, TAMAM LGBTQI!! TAMAM BYTHEQIR! HAHAHAHAAA! KY PALACIO BYTHEQIR, KUR MOHON EDHE KETE QE E KA THENE PUBLIKISHT LIVE PERPARA KAMERAVE, KY MOHON EDHE PRINDERIT E TIJ 1 DHE 2. SA MIRE QE BERE O I MADHI DR. BERISHA!!! SA QELB QE PASKA MBLEDHUR PARTIA DEMOKRATIKE KETO 8 VITE!! SA PERCARJE, SA URREJTE DHE SA MLLEF PASKA BRENDA KESAJ PARTIE!!! NDODHI FOLTORJA DHE PO I SHIKOJME SE CILET JANE QELBESIRAT DHE FEKALET E PARTISE DEMOKRATIKE!! NE 11 DHJETOR 2021 FILLON PASTRIMI DHE RITHEMELIMI I PARTISE SE VERTETE DEMOKRATIKE!!!

Shto koment

Denonco