Vendimi i Bashës ndaj Berishës, Doris Pack: Kryetari nuk respektoi statutin! Ja kush e shtyu...

Vendimi i Bashës ndaj Berishës, Doris Pack: Kryetari nuk respektoi statutin! Ja kush e shtyu...

20:39, 29/11/2021
A+ Aa A-

Ish-deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack, tha se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkeli statutin e partisë kur mori vendimin për të përjashtuar ish-liderin historik Sali Berisha pa marrë mendimin e anëtarësisë.

Në një intervistë për euronews, Doris Pack tha se SHBA vendosi ta shpallte ‘non grata’ Berishën dhe familjen e tij pa pasur asnjë provë dhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri mori një rol politik pasi e shtyu kreun e PD të dëbonte nga Parlamenti Berishën.

Doris Pack: Dhe nuk e kuptoj dot se si kryetari i partisë sonë simotër, Partisë Demokratike, ju bind kësaj pa i marrë mendimin anëtarëve, pasi në statutin e partisë ai është i detyruar që t’i marri mendim se si duhet të sillet në situata të tilla, dhe mendoj se në këtë mënyrë do të kishte pasur mundësi të gjendej një zgjidhje tjetër, ndryshe nga ajo që ai bëri me mendjen e vet.

Për znj. Pack, lëvizja e Berishës është një drejtën e tij për të mbrojtur veten, duke fituar mbështetjen e demokratëve që ‘besojnë se shpallja e tij non grata nga SHBA është e pabazë’.

Doris Pack: Pasi ai u keqtrajtua, duke u dëbuar nga grupi parlamentar, nga PD-ja dhe nga Parlamenti. Ndaj, nuk mund të jem kundër tij. Nuk jam pro nuk jam kundër. Mendoj se i takon anëtarëve të PD-së për të gjetur një zgjidhje.

Ajo sugjeroi që demokratët të mbajnë një kuvend dhe të zgjidhin problemet me letra të hapura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ai30/11/2021 15:02

Po pse mer njerez pa din e iman, kerkoni te perfshini njerez te huaj ne statutn e PD. Vete shoku Sali, enveri i dyte, ka thene qe ne PD nuk ka pse fusin hunde dynjaja.... apo ju vjen mbare. Po bejeni o syri nje dite pushim duke vjedh vrer kunder te djathtes, sepse ajo qe nuk po kuptoni, ose e beni me dashje, po beheni te pavlere ne kete histori. Gazetaria nuk ka ane, ose dilni hapur qe jeni per shkaterrimin e PD. Nese doni te beni gazetari mos u beni pale por percues te se vertetes, sepse po shohim qe nga ju del vetem vrer

tirana30/11/2021 13:26

Ne fillim te viteve 2000 , kjo ka qene mbeshtetesja me e flakte e Pollos dhe Shehut kur ata krijuan PDR -ne , po ashtu edhe " armike " e eger e Doktorit ....???!!! Gjithsesi perseri mire .

Shto koment

Denonco